Jahjaga uron Festën e Pavarësisë
'Ne jemi shembull bashkëpunimi'

Jahjaga uron Festën e Pavarësisë<br />'Ne jemi shembull bashkëpunimi'
TIRANE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani me rastin e Festës së Pavarësisë. Në mesazhin e dërguar, Presidentja Jahjaga duke folur në emër të popullit të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Jahjaga vlerëson progresin e bërë nga vendi ynë në këto 102 vite të ekzistencës si shtet sovran dhe i pavarur, si dhe kontributin e dhënë nga Shqipëria në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, promovimit të vlerave të paqes, bashkëpunimit dhe të ndihmës së ndërsjelltë ndërmjet vendeve dhe popujve.

Në këtë drejtim Presidentja e Kosovës, vlerëson gjithashtu marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si një shembull i bashkëpunimit siç thekson ajo konstruktiv dhe frytdhënës në të gjitha aspektet.

Më poshtë mesazhi i dërguar nga Presidentja Atifete Jahjaga:

“Me rastin e Festave të Nëntorit, të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në emër të institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Dita e pavarësisë shënon një nga datat më të rëndësishme, një kurorëzim i përpjekjeve shekullore të popullit për të qenë i lirë dhe i barabartë, zot i fatit dhe i ndërtimit të ardhmërisë së vet, në miqësi dhe në bashkëpunim me popujt e tjerë, si faktor domethënës paqeje dhe stabiliteti në këtë pjesë të Evropës. Republika e Shqipërisë është sot një vend demokratik, anëtar i NATO-s, e suksesshme në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, kontribuuese e rëndësishme e marrëdhënieve të mira fqinjësore, promovuese e vlerave të paqes, të bashkëpunimit e të ndihmës së ndërsjelltë ndërmjet vendeve dhe popujve. Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës janë një shembull i mirë i bashkëpunimit të gjithanshëm, frytdhënës, konstruktiv e të sinqertë në të gjitha fushat, kontribuues në përparimin, zhvillimin e rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendeve tona. Duke Ju uruar dhe një herë për Ditën e Pavarësisë, Ju shpreh konsideratat e mia më të larta.” shprehet në mesazhin e saj Presidentja Jahjaga drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif