/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bisedoi sot në takime të veçanta me kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale.
Sipas KosovaPress, Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare për hapat e deritanishëm të ndërmarrë në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale dhe domosdoshmërinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për nevojën e përmbylljes së këtij kapitulli të rëndë për Kosovën që do të merret me akuzat për krime të pretenduara të individëve dhe jo më pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.
"Kjo nuk e vendos në pikëpyetje luftën e lavdishme të UCK-së, por është një proces që ka të bëjë me individë të caktuar dhe ne kemi thënë se ne si shtet, por është edhe parim kushtetues i Kosovës se jemi të përcaktuar për drejtësinë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet t'i përmbahemi këtij parimi dhe ne duhet ta përmbushim këtë obligim", tha ajo, ndërsa e cilësoi të rrezikshme, alternativën tjetër për Kosovën që të kalohet në Këshillin e Sigurimit.
"Unë besoj se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta gjejnë kurajon dhe guximin që të mos shkojnë asaj rruge, por ta përmbushin atë obligim ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet", tha Jahjaga.
/Shqiptarja.com