Jahmir Hyka nominohet për dy
çmime të rëndësishme në MLS

Jahmir Hyka nominohet për dy<br />çmime të rëndësishme në MLS<br>
Duket se Hyka ka gjetur veten e tij në kampionatin amerikan dhe shpresojmë të ruajë formën e tij edhe në ndeshjet me përfaqsuesen kuq e zi.

Jahmir Hyka po tregon një formë të mirë në kampionatin amerikan, MLS me skuadrën e tij San Jose Earthquake.

Pavarësisht se Hyka u la jashtë nga trajneri I Kombëtares për ndeshjet e fundit kualifikuese të botërorit, ai po tregon një formë të mirë me  skuadrën e tij.

Për këtë ai është nominuar për dy çmime për çmimet që jepen në fundvit në Kampionatin e Futbollit Amerikan(MLS).

Mesfushori shtatshkurtër është nominuar për për çmimin si lojtari më “fair play”, pasi Hyka është aktivizuar në 30 ndeshje nga 34, me 1871 minuta të luajtura ka shkaktuar vetëm gjashtë faulle ndaj kundërshtarëve.

jahmir hyka

Po ashtu, Hyka është nominuar edhe për çmimin “goli vitit”, me golin e realizuar më 20 maj në ndeshjen kundër Dallas, ku mesfushori avancuar u shpall lojtari i ndeshjes.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)