Jahni me patëllxhanë
Përbërësit:
4 patëllxhanë
4 patate
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 lgj salcë domate
4 domate të vogla
1 gjethe dafine
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Bimë aromatike
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë patëllxhanin dhe patatet. Më pas i presim në kubikë të mëdhenj. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Shtojmë salcën e domates dhe ujë të ngrohtë sa të mbulohen perimet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer dhe 1 gjethe dafine dhe e lemë gatimin për rreth 25 minuta në temperaturë mesatare. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.