Jahni me roshnica
Përbërësit:
500 gr mish pule
Vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
1 qepë
1 filxhan kafeje pure domate
1.5 litra ujë
1 lugë gjelle gjalp
1 gotë roshnica
Përgatitja:
Në një tenxhere me vaj, skuqim copat e pulës ose mishit deri sa të ndryshojë pak ngjyrë. Largojmë copat e mishit dhe shtojmë në tenxhere qepën e grirë hollë. Shtojmë kripë dhe piper dhe e kaurdisim deri sa qepa të bëhet transparente. Shtojmë purenë e domates, i japim një valë, shtojmë copat e mishit të pulës, 1,5 litër ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. E provojmë për shije për ta rregulluar atë. Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim roshnicat deri sa ato të marrin një ngjyrë të artë. Më pas i shtojmë në tenxheren ku po zien mishi dhe i lëmë deri sa lëngu të trashet dhe roshnicat të kenë zier rreth 10-15 minuta. I shërbejmë të ngrohta.