Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e komentoi shkurt vendimmarrjen e grupit për të përjashtuar Elisa Spriopalin. Pas përfundimit të mblehdjes, Balla tha se i vjen keq për kët ëvendimarrje, që sipas tij është e bazuar në statutin e PS dhe rregulloren e grupit.
Taulant Balla: Në fund të mbledhjes, kemi diskutuar edhe për çështje të organizimit dhe të disiplinës së brendshme të PS, të cilat nuk janë objekt diskutimi me mediat.
Çfarë bëri që e përjashtuat?
Taulant Balla: Çështjet e diskutimit të brendshëm nuk janë objekt diskutimi me mediat. Do të keni dokumentacionit që do t’i vihet në funksion kuvendit, lidhur me këtë vendimmarrje, që në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Kjo legjislaturë ka edhe 30 muaj deri në fund.
Sipas burimeve, ju keni thënë që e përjashtoi asambleja e përjashtojmë edhe ne.
Kur të mbaroj përgjigjen. Kur të dua do të jap përgjigjen.
Taulant Balla: Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në Bundestagun gjerman, rregulloren e grupit ka një nen, 28.
Taulant Balla: Do komunikoni me Spiropalin?
Padyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e kuvendit.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e grupit parlamentar të PS, përjashtohet Elisa Spiropali! Të gjithë pro, vetëm Braçe e Çuçi abstenojnë, mungon Rama (VIDEO)









