Një sasi rekord droge prej katër ton është sekuestruar nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe Guardia di Finanza në një Yaht të drejtuar nga tre shqiptar me inicialet F.M, E.V dhe E.M të cilët u vunë në pranga.
Droga është sekuestruar në afërsi të Manfredonias në Foggia ndërsa mjeti luksoz lundonte në det me flamur amerikan.
Sipas policisë shqiptare nuk ka të dhëna që lidhin drogën me territorin shqiptar por hetimet po kryhen intensivisht për të pare se cili është aktiviteti i tre të arrestuarve.
“Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaëare).Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku" thuhet në njoftimin për mediat.
Ky mjet lundrues Yaht nuk ka prekur në ujërat territoriale shqiptare sqaron policia por njëherazi hetimet po kryhen dhe për lëvizjet e tyre të fundit pasi dyshohet se ata janë më banim në vende të ndryshme të BE-s dhe kanë shmangur sistemin tims të hyrje daljeve në territorin shqiptar.
Droga në treg do të kapte një vlerë tregu rreth 30-35 milion euro, ndërsa kjo është sasia e dytë rekord në harkun kohor të 5 ditëve në brigjet italiane.
Pak ditë më parë u kap një sasi prej
2.3 ton në bordin e një furgoni me një italian dhe një 24 vjeçar shqiptar. Për afro dy orë në det të hapur u ndoq dhe skafi që dërgoi drogën e sekuestruar por ai mundi të largohej dhe policia sqaroi se nuk kishte asnjë të dhënë që droga ishte dërguar nga Shqipëria.
[gallery]23767[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35