Jahtet luksoze, në Durrës u
ankoruan 230 mjete në 8 muaj
Statistikat zyrtare tregojnë se mes tyte, në kalata janë ankoruar dhe kanë marrë shërbimet e tyre, 230 jahte e veliera turistike, si dhe 3 kroçera me turistë nga vende të ndryshme.
Porti më i madh në vend, ai i Durrësit, ankoroi nga janari në gusht 1290 mjete lundruese. Statistikat zyrtare tregojnë se mes tyte, në kalata janë ankoruar dhe kanë marrë shërbimet e tyre, 230 jahte e veliera turistike, si dhe 3 kroçera me turistë nga vende të ndryshme.
Autoriteti Portual i Durrësit raportoi se në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 680 tragete. Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Perëndimor, në atë Lindor dhe atë të Kontejnerëve, në periudhën janar-gusht, janë përpunuar 377 anije gjithsej, ose 30 anije më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2016. Numri më i madh i anijeve tregtare, saktësisht 162, është ankoruar dhe përpunuar në Terminalin Perëndimor.
127 të tjera janë përpunuar në Terminalin e Kontejnerëve, ndërsa në Terminalin Lindor janë përpunuar 88 anije gjithsej. Gjatë 8 muajve të vitit 2017, në port janë përpunuar 2.4 milionë tonë mallra gjithsej, si dhe 664 mijë udhëtarë, bëri me dije APD.
JahtetTetëmujori 2017 mban edhe numrin më të madh të jahteve të ankoruar në Portin e Durrësit me 230 të tillë nga 218 që ishte numri përgjatë gjithë 2016. Nga të dhënat e raportuara bëhet me dije se gjatë këtij viti janë ankoruar për herë të parë në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 100 metra, të cilat përveç qëllimeve turistike dhe të shërbimit, kanë sjellë mysafirë edhe për bisedime me autoritetet shqiptare.
Vetëm gjatë muajit gusht 2017, në Portin e Durrësit janë ankoruar 71 jahte, numri më i madh i kësaj kategorie mjetesh lundruese që kanë mbërritur në një muaj. “Kalliste”, “Mirana”, “Sea Dew”, “Lucipara 2”, apo “Moonlight”, “Kingdom”, “Anemos”, “Oktegon”, “Smile”, “Carpe diem”, janë disa nga emrat e jahteve me gjatësi të ndryshme dhe nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë nga disa orë në një javë në portin më të madh të vendit tonë./Monitor
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20