Jahti pësoi defekt në motor/ Roja bregdetare shpëton 8 serbë gjatë natës (VIDEO)

VLORË-Rojet bregdetare shqiptare në Vlorë kanë bërë të mundur shpëtimin e 8 personave me shtetësi serbe të cilët po udhëtonin me jaht gjatë natës së djeshme.

Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se jahti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar një defekt në motor. Ata kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit me flamur italian i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Për këtë operacion shpëtimi u angazhua angazhuar anija e gatshme Sazan P- 116 "Bora" e ndërsa është komunikuar edhe me kapiterinë e porteve dhe policinë kufitare.

Jahti që pësoi defekt

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja