TIRANË - Rritja e portofolit të kredive të këqija ka sjellë që bankat e nivelit të dytë në vendin tonë të ndalin dhënin e kredive ndaj biznesit.

Në këto kushte bizneset shqiptare i janë drejtuar sistemit të fajdeve për të zhvilluar sipërmarrjen e tyre. Deklarata vjen nga kryetari i Dhomës të Tregtisë, Nikolin Jaka, i cili në emër të biznesit kërkoi amnisti fiskale borxheve të biznesit për daljen nga situata.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani u shpreh se këtë situatë janë të përfshirë të dyja palët. Cani i kërkoi biznesit që të paraqesin projekte më solide për të marrë kredi.

Përfaqësuesit e biznesit përsëriten edhe një herë kërkesën e tyre për hapjen e bursës të Tiranës, në mënyrë që t’i jepet fund informalitetit të sipërmarrjeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)