Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës

Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës

Zgjedhjet e pjesëshme të 4 gushtit për bashkinë e Himarës e dhanë verdiktin e saj, njëherësh i dhanë fund dhe ngërçit 15 mujor të krizës në këtë bashki, në dukje përiferike por që përmbi një vit tentoi të ishte në qendër të zhvillimeve politike në Shqipëri e më gjërë.

Vangjel Tavo, kandidati i mazhorancës socialiste të udhëhequr nga Edi Rama, fitoi me 1500 vota më shumë se sa Petro Gjikuria kandidati greqishtfolës dhe me banim në SHBA, i koalicionit opozitar PD-PL-OMONIA-PBDNJ të krysuar nga Berisha e Meta dhe të mbështetur fort nga Athina Zyrtare, duke i dhënë fund dilemës se kush do ta qeverisë bashkinë e Himarës në 3 vitet e mandatit që i kanë mbetur.

Fitoi Tavo, kandidati i Ramës, një politikan dhe socialist race i ardhur nga minoriteti në Dropull për të fituar në ‘minoritetin’ e pretenduar dhe të futur në ‘axhendën politike’ me zor dhe për halle politike e personale, në Himarën shqiptare në zemër të Labërisë.

Janë të shumta arsyet se përse fitoi Vangjel Tavo në Himarë. Duke filluar nga fakti që vetë Tavo është një politikan që e njeh mirë terrenin dhe komunikimin me njerëzit, politikan i mbajtjes së fjalës dhe i qëndrimit deri në fund në atë çfarë beson, madje dhe përballë lidershipit të partisë në të cilën aderon. E ka treguar me fakte.

Bëri një fushatë pa tone nacionaliste, duke shuar dhe atë skenar të përgatirur përballë tij për ta përballuar pikërisht në këtë ‘sektor’ që ‘vizitohet’ nga politika shqiptare por dhe ajo ballkanike sa herë që ia lyp nevoja.

Por mbi të gjitha kishte në mbështetje një PS të udhëhequr nga Edi Rama, një makineri të fortë, perfekte dhe të frikshme elektorale, e cila ia ka dalë që të fitojë në masën 100 përqind të gjitha betejat dhe përballjet elektorale nga viti 2013 e këtej që i kanë garantuar 3 mandate në qeverisjen qëndrore dhe akoma më shumë mandate në qeverisjen vendore. Një makineri elektorale e papërballueshme që paralajmëron mandate të tjera qeverisjeje në radhë në në ardhmen.

Himara ishte e lodhur nga përplasjet ndër-etnike, pa pasur dy etni në vetëvete, ishte lodhur nga ndërhyrjet nga jashtë sidomos nga Athina zyrtare që kishte nisur ta quante një të drejtë të veten ndërhyrjen në punët e Himarës e të Shqipërisë. Ishte lodhur nga produktet e deformuara politike që e kishin udhëhequr ndër vite këtë bashki, duke filluar nga Vasil Bollano dhe për pak për të përfunduar si aksident tek progonatasi Fredi Bejleri.

Me mbështetjen e Athinës, me vota të blera zyrtarisht nga vendi fqinj që transportoheshin të ‘gjallë’ përmes autobusëve nga Athina në Himarë, por dhe duke ndihmuar vetë me blerje me lekë në dorë nga vetë Bejleri, për të cilat u arrestua në flagrancë dhe u dënua me 2 vite burgu nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Për fat ky produkt i deformuar politikisht por dhe psikologjikisht deri në atë masë sa e quan veten me gjak grek, s’na prish asnjë punë kjo, por dhe duke propaganduar helenizimin e Himarës dhe tërë jugut të vendit nuk arriti të betohej si kryetar bashkie, e mbi të gjitha me investimin e plotë të kryeministrit grek Mitsotakis u katapultua me votat e grekëve eurodeputet në Strasburg.

Pra më në fund ky produkt i deformuar shqiptar, gjeti mundësinë  që të përfaqësojë Greqinë, sipas thirrjes së zemrës. Tashmë Parlamenti Evropian do të ketë një hidraulik në gjirin e vet, dhe kjo nuk është për t’u dënuar. Përkundrazi, është fat për shqiptarët, që të tregojnë sa herë të duan në kancelaritë evropiane se kush përfaqëson Greqinë.

Në fund të herës Himara ishte tepër e lodhur nga përdorimi i ekstremit grek të Agimit të Artë për nevojat e veta dhe mbi të gjitha, në një vit debate sëpaku ku në përplasjen politike pala greke, përfaqësuesit e tyre në Shipëri nga Bejleri e deri tek Berisha e Meta folën më shumë se sa duhet duke zbuluar qëllimet e vërteta të kësaj aleance të panbatyrshme në kurriz të Himarës.

Ndaj himariotët i thanë ‘jo’ kësaj aleance e cila vetëm sa frenonte zhvillimin e kësaj zonë, dhe me votën e tyre u ‘rebeluan’ duke mos pranuar të jenë ‘bijtë e nënës Greqi’ sikurse pretendonte Fredi Bejleri dhe ata që e mbështesnin, me zë të lartë apo në heshtje.

Parë në këtë këndvështrim, nuk është rastësi që pikërisht në fshatrat ku PD ka qënë dominante përgjatë gjithë këetyre viteve ka marrë vota minimale. Madje në një kuti votimi deri në 7 vota përballë mbi 300 votas të PS dhe kandidatit të saj. Nuk po themi PL sepse ajo s’ka pasur lidhje me Himarës përveçse rasteve në kohën kur quhej LSI dhe  organizonte ato festat rinore të kësaj partie në Jalë.

Pra Berisha e Meta ishin ndër faktorët determinantë që kandidati i opozitës dhe i mbështetur dhe nga Athina zyrtare mori këtë rezultat tepër negativ, humbës deri në asfiksi për tërë opozitën në vend. Kjo opozitë nuk ka frymë, përkundrazi e merr dhe frymën më të fundit opozitare, duke mbjellë në të gjithë vendin sindromën e humbjes përballë PS dhe Edi Ramës.

Dalja në penxherenë e katit të tetë të pallatit në Tiranë nga Berisha dhe akuzat ndaj mazhorancës duke filluar nga mesdita e ditës së zgjedhjeve e vijuar pas nxjerrjes së rezultatit, alibia se votat u vodhën, u lanë pa votuar ata që nuk kishin karta identiteti apo dhe elementë të tjerë nga fjalori i ‘artë’ i akuzave të Berishës për kundërshtarin politik, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ngulitin akoma më shumë idenë tek qytetarët shqiptarë se kjo opozitë nuk e mund kurrë mazhorancën socialiste dhe Edi Ramën. Madje as me ndihmën e Athinës zyrtare.

Dalja e Ilir Metës duke u kacavjerrur nëpër platformat metalike dhe akuzat ndaj kryeministrit Rama për vjedhje votash, teksa kreu i PL i ra rreth e qark Shqipërisë për tre javë me radhë, pa guxuar të hyjë njëherë në Himarë qoftë dhe për të bërë plazh, tregojnë qartë se aleanca e PL me PD, sa të jenë në krye të saj këto dy emra, as që mendohet të fitojnë ndonjëherë përballë Ramës.

Madje as teoritë konspirative se ka pasur një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës për faljen e Himarës, nuk bëjnë punë përballë faktit se mbështetja e kandidatëve që kërkojnë helenizimin e Jugut dhe Vorioepirin, përkatësisht Bejlerit dhe Gjikurisë, tregojnë pikërisht të kundërtën e këtyre teorive konspirative: Që Berisha dhe Meta i mbështetën thjeshtë dhe vetëm për hallin e tyre personal si ‘non grata’ funksionalë dhe përballë drejtësisë, këta kandidatë që ishin përfaqësues të lobeve më ekstremiste greke të Agimit të Artë dhe që kërkojnë helenizimin e jugut përmes të ashtuquajturit Vori-Epir e që fatkeqësisht u mbështetën fort dhe nga Athina zyrtare dhe kryeministri grek Mitsotakis.

Berisha përmes kësaj mbështetjeje për Bejlerin e më pas Gjikurinë kërkonte që të merrte si kompensim lobimin në SHBA për heqjen e titullit ‘non grata’ që do t’i siguronte një farë mbrojtjeje dhe përballë drejtësisë. Ndërsa Meta do ta ndjente veten më të mbrojtur nga drejtësia.

Mesazhi i humbjes së opozitës së bashkuar, në aleancë dhe me Athinën zyrtare përballë PS dhe Edi Ramës, është katastrofik sidomos për të ardhmen e kësaj opozite. Pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet për pushtetin qëendroir, ku Rama e ka të sigurtë një mandat të katërt qeverisës.

Disfata e rëndë në Himarë e opozitës tregon se nuk fiton kurrë përballë Ramës, pasi nuk fitoi të dielën as me mbështetjen e Athinës zyretare. Kjo ka dekurajuar dhe ata pak optimistë që kanë mbetur në radhët e e kësaj opozite, dhe deputetin Alizoti të kuptohemi, të cilëet nga dje nuk besojnë më në një mundësi fitoreje në të ardhmen të kësaj opozite, sa kohë që në krye ka Berishën e Metën.

Janë mesazhe të hidhura dhe të rënda ato që u dhanë nga Himara me votë në zgjedhjet e ditës së dielë, por që askush nuk shpreson se lidershipi i kësaj opozite do t’i lexojë drejt.

Pasi Berisha, Meta dhe ata që do t’i pasojnë sipas linjës së gjakut në krye të partive respektive, kanë hallet e veta personale për të zgjidhur, përmes këtyre grupimeve politike. Demokratët dhe opozitarët e tjerë janë lënë në mëshirë të fatit, dhe përballë shumë viteve jashtë pushtetit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni