Jakin Marena: Berisha ‘lojë’ mes Metës e Kryemadhit dhe ‘koncidenca’ Durim Bami

Jakin Marena: Berisha ‘lojë’ mes Metës e Kryemadhit dhe ‘koncidenca’ Durim Bami

Sali Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha është nën arrest shtëpiak prej dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të gjykatës për t’u paraqitur në SPAK njëherë në muaj, si i akuzuar për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”.

Por tashmë që i është kopsitur dosja “Partizani” e është marrë si i pandehur, është në përfundim hetimi i ’21 janarit’ ku kanë nisur të pyeten që nga Burgaj e Kuliçi dhe nuk përiashtohet as ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe hetimi pasuror për të dhe familjen e tij që ka nisur me kohë e vakt, mund të precipitojë situata, aq sa pas dhjetorit Berishën të mos e dëgjojmë më të flasë dhe kërcënojë në majë të ballkonit, por të bashkohet me Ilir Metën në qelitë e burgut 3013.

Por në raport me Metën, Berisha për momentin e sheh veten më të ‘privilegjuar’ pasi është nën arrest shtëpiak, qëndron bashkë me familjen në pallatin tërësisht të tijin tek rruga “Mustafa Matohiti” në Tiranë, komunikon me ato 30-40 mbështetës nga maja e ballkonit çdo pasdite, i udhëzon dhe përmes ndonjë takimi të mundshëm ‘kokë më kokë’ me vartësit që ka në PD brenda në banesën e tij lu është ‘ngujuart’ në arrest shtëpiak prej gati një viti, kjo falë dhe ‘mirësisë’ së ndonjë polici, për të përgatitue skenarin dhe ushtrua ‘mosbindjen civile’.

Ndërsa Meta është në qeli, bashkë dhe me ish zyrtarë të tjerë me të njejtin hall, kuptohet më të vogël se Meta, komunikon me familjen, me një pjesë të saj, përmes avokatit, përmes shkëmbimit të letrave, si dhe dërgon mesazhe të forta në drejtim të publikut po me letra.

Për hir të së vërtetës në këto mesazhe, Meta nuk na shfaqet më si ai i forti i lagjes që ‘këpuste në mes Edi Ramën”, apo i “binte më të fortit direkt dhe pa hezitim”, duke çuar dëm ditë të tëra ngjitjesh nëpër hekura dhe nëpër malle e gërxhe, zhytje në ujrat e jkaltra të malkeve më të larta. Stërvitjeje intensive nëpër palestra dhe elementë të tjerë të këetij lloji. Deri tani kanë shërbyer në rrjetet sociale për meme.

Për më tepër Meta nuk na shfaqet as me kostumin e ish presidentit, ish kryeministrit, ish kryetarit të Parlamentit apo dhe ish ministrit. Kishte mungesë te theksuar dinjiteti në qëndrimin e tij, teksa sillej si ish shtetar në hall, Në vend që ta përballonte burgun si burrë, si dhe të luftonte po si burrë për të marrë pafajësinë, ka rrëshkitur drejt abuzimit me veten teksa përdor një fjalor të rëndë ndaj Dumanit dhe prokurorëve të tjerë.

Madje po bën dhe më të rëndën, po fshihet pas ‘fustanit’ të ish gruas, Monika Kryemadhit, duke e rënduar me akuza se është në burg për shkak të saj. E akuzon se kishte firmosur në emër të tij, pa bërë deklarimet e duhura të pasurisë dhe shpenzimeve sipas ligjit, si dhe i drejtohet publikut, duke u shfajësuar se është në burg për 15 mijë euro të padeklaruara, faji për të cilat është i ish gruas Monika Kryemadhi.

Për hir të së vërtetës Monika është treguar më dinjitoze, teksa është shprehur se duhej të ishte ajo në vend të Metës në qeli, pasi ai nuk dinte as sa kushtonte as një shishe ujë. Ndoshta dhe nuk e  di vërtetë Meta, se është marrë me lekë të madh sipas akuzave të SPAK, dhe këto shishet e ujit i ka pasur me koli, nga të tjerët kuptohet, pa pasur nevojën e futjes së dorës në xhep.

Aq më tepër që askush nuk e beson se dhe për akuza të tilla, si ajo e aferës CDEZ-DIA me një vlerë humbjeje për shtetin shqiptar prej 500 milionë eurosh, dhe fitimi neto 6 milionë euro të verifikuara nga SPAK, apo transaksionet që fillojnë nga mijëra dhe përfundojnë në miliona euro, shtëpi, vila, dhe elementë të tjerë pasurorë. Për gjetjen e të cilave SPAK ka falenderuar Qipron, Zvicrën, Britaninë, SHBA-në si dhe të tjera vende që si ka përmendur kushedi pse. Të cilat kanë banka dhe kanë kthyer përgjigjiet e duhura për letërporositë e dërguara për transfertat në shërbim të hetimit pasuror, duke shërbyer për të kopsitur dosjen e rëndë të SPAK në ngarkim të Metës.

Duke qëndruar në pritje të hetimeve të mëtejshme nga ana e SPAK, por dhe faktit që Meta deri në një moment të vendimit të formës së prerë nga gjykata konsiderohet person nën hetim por i pafajshëm, është më e udhës që të analizojmë sjelljen e aleatit të tij Sali Berisha në raport me burgosjen e ish presidentit dhe qëndrimit ndaj raportit të marrëdhënieve bashkëshortore të Metës me ish kryetaren e LSI dhe deputeten Monika Kryemadhi.

Në krye të herës Berisha, ka tentuar të ‘luajë’ politikisht mes Metës dhe Kryemadhit, duke mbështetur herë njërin e herë tjetrin, por dhe duke formatuar akuza që si indirekt, ndonënse drejtohen tek Kryemadhi, prekin në mënyrë të patjetërsueshme dhe Ilir Metën. Pasi po hetohen ‘paketë’ nga SPAK, pavarësisht nga çfarë deklarojnë për njëri tjetrin.

Gjithçka nisi publikisht poas deklaratës së ish ministrit Lefter Koka, i cili që nga qelia ku është i dënuar për korrupsion për inceneratorët deklaron se nuk është ai ‘peshku i madh’. Berisha e kap deklaratën në ‘ajër’ për të sulmuar kundërshtarin e tij politik Edi Rama, por dhe për të goditur ish bashkëshorten e Ilir Metës, ish kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

E themi këtë pasi disa ditë më parë Berisha i bëri thirrje Kryemadhit që të sqarojë se pse një shumë të madhe parash ia ka dorëzuar Ramës.

“I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave”, deklaroi Berisha.

Janë shumë para, 460 mijë euro që Berisha akuzon Monikën se i ka marrë nga Edi Rama, dhe për pasojë ka dashur të përcjellë tek publiku për ta besuar faktin se këto para të supozuara sikur Kryemadhi i ka marrë nga Rama, nuk mund të merren fshehurazi bashkëshortit të atëhershëm të saj, Ilir Meta. Një goditje ‘treshe’ kjo e Berishës, që me mendjen e tij, i ka ‘zhytur’ jo vetëm Ramën por dhe Kryemadhin e Metën.

Ky i fundit në gjendje të rënduar në qeli, sa herë pas here thërret “jam Vasil Laçi”, si dhe kërkon palestër në burg pë rtë mbajtur trupin në formë. Ndoshta as deklaratën nuk e ka dëgjuar dhe nuk ia kanë thënë, sepse avokati Genc Gjokutaj mbron jo vetëm Metën por dhe Berishën. Madje avokati i Berishës dhe familjes quhet Gjokutaj dhe e mban Metën në ‘terr informativ”.

Përgjigjia e Kryemadhit ndaj  Sali Berishës, që e akuzoi se i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës, ka qënë tepër e hidhur. “Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”, duke e prekur Berishën pikërisht aty ku i dhemb më shumë, miratimin e reformës në drejtësi në Kuvend me 140 vota pro, për të cilën është penduar si dreqi, pasi drejtësia e re mund ta lerë në qeli për jetë, për shkak se i ka marrë seriozisht hetimet për akuzat që ka në kurriz e zullumet e tij këto vite.

Por Berisha, pavarësisht se në pamje të parë duket sikur sulmon Kryemadhin për të marrë në mbrojtje Metën, për hir të së vërtetës tenton t’ua ‘fusë’ të dyve në të njejtën ‘gjatësi vale’, ndonëse Meta e Kryemadhi janë të zhytur vetë me bëmat e tyre dhe nuk kanë nevojë për asnjë ‘ndihmë’ nga Berisha në këtë situatë ku ndodhen për t’u rënduar më shumë përballë drejtësisë. Por Berisha përpiqety dhe kërkon që të nxjerrë ‘kokën’ e tij në sipërfaqe, duke u mbajtur mbi supet të dy të mbyturve ish burrë e grua, Meta e Kryemadhi.

Dhe teksa luan ‘lojën’ mes Metës dhe Kryemadhit, duke akuzuar gruan dhe mbështetur burrin dhe aleatin e tij që është në qeli, Berisha lë pezull dhe mundësinë e kandidimit të përqaqësuesve të Partisë së Lirisë me në krye Ilir Metën, në listat e PD në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Tashmë që ka marrë vulën e logon e PD Berisha e ka mundësinë që t’ia kthejë ‘nderin’ Metës, i cili në dy palë zgjedhje e mbajti në ‘lojë’ Rithemelimin duke futur kandidatët e Berishës nën siglën e partisë që drejtonte.

“Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik”, deklaroi Berisha në përgjigjie të interesimit të gazetarëve nëse do ta ndihmojë Metën në këtë situatë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë si deputet. Edhe nga burgu, kuptohet.

Pra Berisha po ‘mendohet’ për të përfsghirë Metën dhe pasuesit e tij në listat e PD të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025. Për hir të së vërtetës Berishës nuk i dalin llogaritë tamam me Metën. Dhe pa të, mbështetja e elektoratit është tepër e ulët për PD dhe lista e fituesve do të jetë tepër e vogël. Por dhe me Metën si ‘barrë’, kujtojmë se Ilir Meta është politikani më i urryer në vend sipas sondazheve serioze të organizuara në Shqipëri, atëherë shanset për të marrë ndonjë deputet më shumë për Berishën ulen së tepërmi.

Dhe kur Meta i duket Berishës si ‘barrë politike’, teksa vetë kreu i PD ka një barrë halle mbi vete, imagjino sa e rëndë është gjendja e kreut të Partisë së Lirisë. Me sa duket Berisha ka vendosur të presë njëherë për të vendosur në lidhje me PL-në si parti aleate, me kryetarin në qeli.

Por situatën e  ka komoplikuar akoma më shumë arrestimi i Durim Bamit në Dubai, i kërkuar për shumë e shumë vrasje në Shqipëri. Dëbimi i Durim Bamit me një biletë vetëm vajtje nga Dubai për në Rinas, për pasojë dhe arrestimi i tij direkt në avion në Rinas nga policia shqiptare si në rastin e Plarent Dervishajt, mund të hapë ‘kutinë e Pandorës” për zbardhjen e një sërë vrasjesh e porosish për vrasje të mbetura në tentativë. Durim Bami ka qënë i lidhur dhe me politikën, dhe për koncidencë ai ka pranuar se është paguar për të vrarë dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndalimi i Bamit vjen vetëm një javë pas arrestimit të Ilir Metës. Ndoshta mund të jetë një konçidencë, por mes tyre ka njohje dhe lidhje të vjetra. Pra një ‘koncidencë e frikshme’ mund të thuhet. Pasi  Durim Bami u bë i njohur më 2015, kur Tom Doshi, deputet në atë kohë, deklaroi se Ilir Meta kishte porositur vrasjen e tij. Sipas Doshit, Meta kishte paguar Durim Bamin 500 mijë euro për ta eliminuar. Ish deputeti dhe kreu aktual i PSD përmendi dhe një emër tjetër në atë kohë, Fatjon Skënderi, i cili presupozohej se kishte bërë ndërmjetësin mes Ilir Metës dhe Durim Bamit.  Vetë Skënderi u mor në pyetje nga prokuroria në atë kohë dhe pranoi se e njihte Monika Kryemadhin dhe ishin takuar një herë bashkë në Kombinat.

Vite më vonë, Nuredin Dumani, në një nga dëshmitë tij si i penduar i dreejtësisë ka thënë se ka dëgjuar se vëllai i Arben Ndokës u vra me porosi të Ilir Metës. Këtu del sërish në skenë Durim Bami. Përmendet e ‘lakohet’ në të gjitha ‘rasat’ si i përfshirë në shumë vrasje, lidhje me politikën e lartë të vendit. Duke paralajmëruar se nëse hap gojën ai, apo kthehet në i penduar i drejtësisë atëherë, situata mund të precipitojë aspak në favor të politikanëve që kanë pasur lidhje me të.

Berisha ka qënë vetë njeriu që ka akuzuar më fort Ilir Metën për bashkëpunimin me Durim Bamin që të vriste deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Madje ka akuzuar Metën se ka takuar familjarët e Fufit, dhe u ka thënë se ka një skenar të Berishës për vrasjen e ish deputetit të PD. Situata është vërtetë e komplikuar sepse Meta e Berisha nuk kanë lënë akuza pa i thënë njëri tjetrit, nga akuzat për vjedhje e deri tek ato të rëndat për porositje për vrasje apo dhe vrasje të mirëfillta me pagesë.

Ndaj dhe Berisha është ‘stepur’ pas arrestimit të Durim Bamit dhe ka ngurrime për të deklaruar përfshirjen e Metës në listat e PD në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ndaj e ka ‘ndjekur’ përmes njerëzve të tij dhe tërë ‘lëvizjen’ e Ilir Metës ditën e arrestimit. Sipas gojëve të këqija themi, s’janë informacione tonat. Duke qëndruar vetë në pritje derisa të sqarohet sadopak situata. Apo se mos i del emri në ndonjë vend dhe bashkimi me Metën i prish më shumë punë se sa qëndrimi më vete. Dhe pa të ka mjaft akuza për zullumet që ka kryer tërë këto vita.

Dhe ka vendosur të bëjë këto lojrat e vogla politike me ‘cic mice’, duke luajtur mes Metës e Kryemadhit, me shpresë se do t’i rëndojë sa më shumë, dhe vetë do mbetet në ‘periferi’ të goditjes, me ndonjë ‘prekje’ sa më të lehtë nga drejtësia. Për ta lënë të paktën në ‘majë të ballkonit’, por në shtëpinë e vet, dhe jo në qeli, duke prerë ‘thumba’ në këtë moshë me Metën.

Qelia është e ftohtë dhe po ofron dimri. S’ka moshë Berisha për qeli, aq më tepër ta kërkojë vetë me ‘qiri’ një gjë të tillë. Si njeri në pleqëri të thellë i mëshirua dhe nga SPAK e gjykata që e lanë në arrest shtëpiak, thjeshtë për hir të moshës, jo se nuk i takonte për nga niveli i akuzave dhe zullumit. Ndaj leshon këto mesazhet e koduara herë në drejtim të Metës e herë në drejtim të Monikës. Lufton dhe për vendin e dytë në zgjedhje njëherësh, duke drejtuar nga arresti.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?