Jakobson: SHBA nuk do të tolerojë
manipulime në zgjedhjet e 3 nëntorit

Jakobson: SHBA nuk do të tolerojë<br />manipulime në zgjedhjet e 3 nëntorit
PRISHTINË - Liderët e subjekteve politike të Kosovës janë pritur nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Merret vesh se në takim kryetema e bisedimeve ishte çështja e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Në këtë takim nuk ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton KTV.
 
“Ambasadorja Jacobson ka ftuar liderët e partive në vazhdën e përpjekjeve të saj për të përkrahur zgjedhjet pa mashtrime dhe kërcënime, të cilat i plotësojnë standardet ndëkombëtare”, ka thënë zyrtari për informim në këtë ambasadë Arbnor Haxhibeqiri. Ai ka qenë shumë i shkurtë në përgjigjen rreth këtij takimi i cili është mbajtur larg syrit të mediave.
 
Siç është bërë e ditur, ambasadorja ka qenë shumë e qartë duke i porositur liderët partiak se çfarë i pret në rast të manipulimit të votës. Ambasadorja amerikane u ka bërë me dije liderëve të subjekteve politike kosovare, se nuk do të ketë pardon në rast shkeljeje të rregullave zgjedhore, apo të manipulimeve eventuale.
 
Mesazhi i  Jacobson në këtë takim për krerët e partive politike ka qenë ultimativ:  nëse evidencohet ndonjë manipulim, SHBA do të ketë qasje tjetër ndaj Kosovës. “Çdo parti politike do të mbajë përgjegjësi për secilin veprim abuziv ndaj votës së qytetarëve”, ka qenë e prerë Jacobson.
 
 Mungesën e Vetëvendosjes në takim e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarë të saj. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk kanë pasur ftesë për këtë takim. Zëdhënësi i këtij subjekti, Erzen Vraniqi ka thënë se beson që arsyeja se përse lideri i tyre nuk u ftua në këtë takim, ka të bëjë me faktin se Lëvizje Vetëvendosje nuk vjedh vota dhe është kundër manipulimit të zgjedhjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike