Jakomoni–Cianos: Patrotit Daut Hoxha nga Çamëria i prenë kokën dhe ia dërguan në Greqi

Jakomoni–Cianos: Patrotit Daut Hoxha nga Çamëria i prenë kokën dhe ia dërguan në Greqi

Arben Puto

Këto ditë janë në vijim e sipër kërkimet për gjetjen e ushtarëve të vrarë grekë në luftën Italo- Greke. Duket ende si një luftë fantazmë pasi mbas betejash diplomatike shume vjeçare greko – shqiptare dhe deri skandaleve të shvarrosjes së eshtrave të fshatareve pleq e plaka të fshatit Kosinë për ti varrosur në varrezen memorial të ushtareve grekë në Gryken e Këlcyrës, gërmimet e para të varrezave në zonen e pretenduar si greke rezultuan eshtra ushtarësh italianë...më pas u deklarua në shtypin grek se numri i grekëve të zbuluar në fushën e Saimolës ka shkuar në 108. Ashtu siç edhe vijojnë gërmimet po ashtu janë në vijimësi edhe polemikat e ditës mbi këtë problematikë komplekse historiko–diplomatike.

Lufta Italo-Greke e zhvilluar mes viteve  1940 dhe 1941 vijon të tërheqë vëmendjen e studjuesve dhe historianëve të shumtë. Sipas dokumentacionit të botuar në librin “Storia della Guerra di Grecia” lufta ishte e përgjakshme dhe me humbje të mëdha nga të gjitha palët”. Në të u rrjeshtuan edhe 58 mijë  trupa Angleze të dërguara nga Gjenerali Wilson, nga të cilat përmendim 24 mijë trupa angleze,17 mijë australianë dhe po 17 mijë neozelandezë. Kosto e këtyre luftimeve ishte shumë e lartë. Në këtë luftë Italia la 13 755 të vrarë si dhe pati 50 874 të plagosur dhe shumë të humbur. Edhe trupat greke patën pothuajse të vrarë sa italianët: 13 408 të rënë në betejë, 42 485 të plagosur si dhe të humbur. Edhe nga trupat angleze u vranë ose dolën jashtë luftimit 10 500 trupa angleze, 3000 australiane, 2200 neozelandeze etj.

Në këtë luftë u vranë edhe 58 shqiptarë. E veçanta e kësaj lufte është pjesmarrja e trupave angleze, gjë që justifikon pamundësinë e përparimit të trupave italiane, pasi po të llogarisim rezulton se raporti i të vrarëve mes Italianëve dhe kundërshtarit Greko- Anglez që kishin përballë është afërsisht 1 me 2. Dhe duket që Italianët kanë qënë më superior në sulm, pasi sikurse dihet në artin ushtarak sulmuesit duhet të jenë 3 fish më superiorë se sa mbrojtësit e sulmuar. Legjendimi i forcës greke i ka rrënjët tek aleanca me Anglezët, të cilët kishin interesa ushtarake për bazimet e marinës në ishujt startegjike grekë në luftën që po konturohej në Europë. Duke shtuar këtu edhe fuqinë e madhe teknologjike ushtarake të Anglisë në atë periudhë. Për këtë, duke i u referuar të njëjtave dokumenta të lartpërmendura citohet W. Cercill të ketë deklaruar: …” Ne do të luftojmë sëbashku me grekët dhe fitorja do të jetë e përbashkët”…Lidhur me këtë luftë studjuesi me origjinë Shqiptaro- Italiane Xhuzepe Kotori ka shkruar se “Pa përemendur humbjet materiale të Italisë, Anglisë dhe Greqisë, “Lufta e Gabuar” ndryshoi edhe të ardhmen e Shqipërisë e shqiptarëve, nga një vënd me prespektivë perëndimore më vonë u kthye në një vend vasal të komunizmit sllav për gati 50 vjet me rezultate të dukshme dhe konkrete për të gjithë”...

Në se kjo luftë nuk do të kishte ndodhur, thekson studiuesi Kotorri në librin “Lufta e Harruar”, Shqipëria do të ishte shumë më e zhvilluar se fqinjët e vet tokësorë...

Vrasja makabre e Daut Hoxhës nga Grekët në telegramin e Jacomonit drejtuar Cianos
Në telegramin e datuar 9 gusht 1940 Mëkëmbesi i Përgjithshëm Jacomoni i është drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme Ciano me një shkresë ku e azhornon për vrasjen e Daut Hoxhës, një veprimtari për bashkimin e tokave të Çamërisë me tokën amë. Në të Jacomoni e sqaron ministrin e tij se Daut Hoxha, shqiptar nga Çamëria me shpirt të lartë patriotik, ka qenë i detyruar disa vite më parë që të strehohej në Shqipëri për arsye të persekutimit të bërë ndaj tij nga autoritetet greke. Në atdhe Hoxha ka kaluar një jetë të qetë pranë familjes deri në kohën kur në Athinë u bënë të njohura aspiratat e rindezura të Çamërisë mbas nderhyrjes Italiane në Shqipëri, ai u bë objekt kërcënimesh me vdekje. Në këtë telegram Jacomoni përshkruan edhe vrasjen barbare ndaj veprimtarit irredentist të Çamërisë. Lidhur me këtë rast të rëndë e barbar ai shkruan se Daut Hoxha pak kohë më parë u gjet i vrarë në banesën e tij të re në Konispol. Trupit të tij i mungonte koka që vrasësit, emisarë grekë e kishin dërguar në Greqi për të krijuar mundësinë e një shpërblimi nga autoritet greke.

Jacomoni: Daut Hoxhës iu ekspozua koka disa ditë publikisht
Telegrami zyrtar i Mëkëmbesi i Përgjithshëm Jacomoni i drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtëme Ciano evidenton helmimimin e mepërshëm të Daut Hoxhës dhe ekspozimin disa ditë publikisht të kokës së prerë të tij. Ai nënvizon se: fakti ishte i rëndë mbasi koka e Daut Hoxhës u dërgua përtej kufirit dhe u ekspozua disa ditë publikisht. Por hetimet e afërta kanë vërtetuar se i vrari një burrë me një forcë të madhe fizike më parë se ti prisnin kokën e kishin helmuar, gjatë një dreke të ofruar nga disa persona të njohur të tij, që ishin lidhur më parë me të jashtë kufirit. Kjo sipas Jacomonit, provon edhe komplotin e paramenduar me fakte për qeverinë greke. Kjo ngjarje mësohet se i është relatuar edhe mbretit V.Emanueli së bashku me faktin se mbi trupin e tij është gjetur edhe një letër në të cilën shkruhej se i njëjti fat do ti takonte të gjithë shqiptarëve që shpresonin në ndihmën e Italianëve për tu bashkuar me mëmëdheun. Vrasjeve të tmerrshme dhe gjakderdhjeve të kryera nga emisarët grekë kundër shqiptarëve iu shtohen edhe fyerjet e prepotenca që shqiptarët e Çamërisë pësojnë vazhdimisht nga popullsia dhe qeveria greke...Disa çamër janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë të detyruar të strehohen në Shqipëri për tju shmangur persekutimeve dhe dhunës. Popullsia shqiptare në Greqi është e fyer vazhdimisht për shkak të dashurisë që kanë për atdheun e tyre, thekson Jacomoni ne telegramin drejtuar Kontit Ciano.

Ciano i shkruan Ministrit grek Politis: Qeveria Greke shpopulloi  Çamërinë dhe solli atje grekë nga Azia e Vogel
Ciano i bën me dije Ministrit Grek në Romë Politis se për kokën e patriotit shqiptar Daut Hoxha qeveria greke do të paguante. Ai i rendit akuzat për vrasjen e tij, se vrasësit e Hoxhës ishin strehuar në Greqi, ndërsa koka i qe shkëputur barbarisht nga trupi pas vdekjes dhe qe dërguar në Greqi si provë. Ciano vëren se i vrari me origjinë nga Çamëria ishte një i njohur si irredentist shqiptar i strehuar në Shqipëri 20 vite më parë mbasi ishte i kërkuar nga autoritetet greke në sajë të aktivitetit si opozitar i pushtimit grek të Çamërisë. Ciano vëren me tej në letrën drejtuar Politis se Krahinat shqiptare të Greqisë kanë qenë gjithmonë të deklaruara nga Shqipëria si pjesë integrale dhe e nevojshme për bashkim kombëtar. Është një histori e vjetër sa edhe Shqipëria. Shqiptarët e Greqisë arrijnë deri tani në dhjetra mijëra vetë. Përsëri si në 1878 mbetjet e territorit të Prevezës dhe të Janinës u mbajtën nga Porta e Lartë, vetëm në vitin 1913 ato i kaluan Greqisë. Qysh atëherë qeveria Greke ka bërë që të vërshojnë në territorin e Çamërisë një numer i madh grekësh të sjellë kryesisht nga Azia e Vogël. Ajo ka kërkuar që të largohen nga atdheu i tyre, shqiptarët që banonin aty me të gjitha mjetet si shtet sovran...

Arben Puto në librin ”Lufta italo-greke, diktatorë e kuislingë”
Në parathënien e librit historik të Arben Putos, botim i vitit 2011 “Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë”  është shkruar: “Lufta italo-greke (tetor 1940 - prill 1941) nuk ka gjetur një pasqyrim të përshtatshëm në historiografi. Ka pasur kryesisht trajtesa në marzh të ngjarjeve. Në botimin e fundit të Historisë së Popullit Shqiptar, vëll. IV, Tiranë, 2008, është prekur anësisht, si një episod në vorbullën që përfshiu Ballkanin gjatë Luftës II Botërore. Lufta italo-greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë konfliktit që i vuri zjarrin Evropës. Në të vërtetë, në këto ngjarje, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti. Përveçse viktimë e agresionit italian, ajo ra viktimë edhe e luftës midis Italisë dhe Greqisë. Kjo shtron nevojën që lufta italo-greke të trajtohet edhe në një këndvështrim shqiptar. Sulmi nisi nga territori shqiptar dhe Shqipëria u bë shesh lufte.

Mussolini krekosej dhe shpallte me të madhe se ushtria italiane do të mposhtëte shpejt e shpejt çdo rezistencë dhe do ta okuponte gjithë Greqinë brenda dy-tri javëve.Ndodhi e kundërta. Ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Prej fundit të tetorit 1940 kur filloi lufta dhe deri nga fundi i dhjetorit 1940, e më tej, deri në prill 1941, trupat greke zunë një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar, përfshirë Korçën dhe Gjirokastrën. Për pasojë, Shqipëria pas okupacionit italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t'i kushtonte veçanërisht jugut. Mussolini i turpëruar kërkoi ndihmën e Hitlerit dhe me një operacion të kombinuar, forcat italo-gjermane e mposhtën Greqinë në fund të prillit 1941. Në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve vendi do të njohë edhe okupacionin gjerman pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943.

Një aspekt tjetër, jo më pak i rëndësishëm, i viteve të okupacionit të huaj është veprimtaria e klasës politike që u vu në shërbim të okupatorit. Duke u rreshtuar në anën e agresorit, ata e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresionit në një palë ndërluftuese, pjesëmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë. Ata e vunë vendin, me akte zyrtare, në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e kryeministrave kuislingë. Madje, jo vetëm kundër Greqisë, por edhe gjithë shteteve me të cilat Italia do të ishte në luftë. Paradoksalisht Shqipëria do të jetë në luftë edhe me Fuqitë e Mëdha të Koalicionit Antifashist: Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BS-në”.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë