Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal, ish-zyrtarit të FBI—së që ka trazuar jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe klasën politike të Tiranës ka sqaruar në Tëitter një intervistë të dhënë prej saj në median shqiptare.
Ajo thotë se pranoi të jepte intervistë për median shqiptare, sepse kjo e fundit e ka paguar, ndërsa mediat amerikane nuk e bëjnë.
Allison Guerriero shkruan se ajo ka nevojë të paguajë faturat mjekësore, ligjore, etj dhe që kështu do të japë intervista vetëm nëse e paguajnë, pasi siç thekson është e dëshpëruar për para.
Pra ajo pranoi, se u pagua për intervistën kundër Edi Ramës, dhe kur paguhesh, jo gjithmonë ato që thua janë të vërteta.
Aq më tepër që ajo duket në gjëndje jo të qendrueshme, pasi siç e pranoi edhe vetë, ka abuzuar me alkoolin.
Por Sali Berishës, njerëz të tillë i duhen.
Ai e pranoi publikisht, se ata i detyrohen Alisonit.
“Ashtu sikurse Berisha e shikon Allison të dashurën e ish- zyrtarit FBI si shpëtimtare për opozitën, ashtu dhe Allison i shikon lekët e Berishës si shpëtimtare për faturat ilaçet dhe nevoja të tjera. Dashuritë e mëdha funksionojnë”, shkruan me ironi gazetari Mero Baze./temA
Punë dashnoresh,Prostitutash,shpifsash për ti bërvqejfin non gatës kundër E.Ramës. Ja si paguajnë $,€ TV-e Sb për të nxirë KM Rama dhe vëndin për krimet që ka bërë vet Sb në 32 vite. -Nuk dim nëse AMA do mbaj qëndrim ndaj Eurineaws Albania për pagesat e dashnoren të botës.
Përgjigju