Këngëtarja e njohur po kalon një periudhë mjaft të keqe pasi shtëpia e saj në Kaliforni është përpirë nga flakët. Miley Cyrus zbuloi të dielën se shtëpia e saj 85 mijë hektarësh nuk ekziston më e ndërsa studioja shumëngjyrëshe e regjistrimit të këngëtares 25-vjeçare nuk u prek nga zjarri.
“Unë jam një nga ata me fat. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës sime janë të sigurtë dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi tani. Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Jam mirënjohëse për gjithçka që më ka mbetur. Ju dërgoj dashuri dhe mirënjohje zjarrfikësve. Nëse doni të përfshiheni dhuroni për të ndihmuar të prekurit nga zjarri. Ju dua më shumë se kurrë”, tha Miley në një postim në “InstaStory”.
Shtëpia e Miley Cyrus para se të digjej
Nga zjarri në Kaliforni deri tani mësohet se kanë vdekur rreth 30 njerëz, ndërsa janë djegur plotësisht shtëpitë gjigante të shumë personazheve të famshëm që jetojnë në këtë zonë. Përmednim këtu vilat e Kardashianëve, shtëpinë e këngëtares shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj dhe banesat e Gerard Butler, Robin Thicke dhe Camille Grammer.
Ik q*u plehrë. Shkencëtarët për të zbuluar dicka që zgjat jetën njerëzimit sakrifikojnë vite të tëra nga jeta e tyre dhe paguhen një mizerje 1 milion dollarë nëse ja dalin për cmim Nobel, ju m**r merni miliona duke përfituar nga idiotësia e njerëzimit që pëlqen ju që nuk jepni asgje përvecse nudove tuaja.
Përgjigju