'Jam kthyer', ish-presidenti i SHBA, Donald Trump poston në facebook për herë të parë që nga viti 2021

'Jam kthyer', ish-presidenti i SHBA, Donald Trump poston në facebook për herë të parë që nga viti 2021

Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump postoi në Facebook për herë të parë që nga viti 2021, më shumë se dy vjet që kur u ndalua pas sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA.

“Jam kthyer”, shkroi Trump me shkronja të mëdha.

Titulli i ishte bashkangjitur një klipi 12 sekondash që tregonte Trump duke mbajtur një fjalim pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

"Më vjen keq që iu mbajta në pritje, pata disa punë të komplikuara" thotë ai në video.

YouTube dhe Facebook ishin në mesin e një numri kompanish teknologjike që e ndaluan Trump nga platformat e tyre pasi një turmë e dhunshme mbështetësish të tij sulmuan Kapitolin e SHBA në 2021 për të bllokuar transferimin e pushtetit pasi ai humbi zgjedhjet e 2020 kundër Joe Biden.

Si kundërpërgjigjie për ndalimet e bëra, Trump lançoi platformën e tij “Truth Social” si një alternativë për të shprehur atë çfarë nuk mund të shprehte në twitter dhe facebook.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës