'Basha, i paaftë në betejën ndaj Berishës', Alibeaj në 'Frontline Interview': Nuk luftoj për karrige! Protesta e 11 korrikut? Nuk ngatërrohet hajduti me hajdutin

Deputeti Enkelejd Alibeaj tregoi pozicionin e tij politik tashmë që ndodhet jashtë grupit parlamentar demokrat. Në 'Frontline Intervieë' për Marsela Karapançon, Alibeaj theksoi se i qëndron krah atyre demokratëve që luftuan kundër Berishës dhe Ramës për 3 vite që pas shpalljes non grata.

'Nuk e shtroje pyetjen kështu. Do përgjigjem për pozicionin tim. Çdo njeri  i arsyeshëm të flas për veten e vet. E ardhmja ime nuk do jetë ndryshe nga e shkuara. Si qëndrim do jetë i njëjti, kundër Berishizmit, kundër berishizmit të Ramës dhe qëndrimi konsistent ndaj vlerave që kam mbajtur. E pra ky është qëndrimi im edhe në të ardhmen. Jam një përfaqësues parlamentar por këtu qëndrim e kanë një shumicë e madhe, ajo PD e para 11 qershorit. Më shumë ata sesa unë, kanë bërë një betejë sakrificë ndaj një sulmi nga çdo anë, Berisha, Rama, Meta nga çdo anë.

Ata janë në fakt heronjtë e vërtetë të qëndresës së vërtetë anti sistem dhe duhen përfaqësuar. Janë dhe një shumicë shqiptarësh që nuk kanë qenë ndonjëherë në PD dhe PS të cilat duan një Shqipëria ndryshe ku mbizotërojnë fosilet e vjetra politike Rama Berisha. Duan një shoqëri që i mban. E pra një shumicë dërrmuese që kërkon drejtësi. Në këtë situatë një mendje e arsyeshme do bënte përpjekjet e veta t’ju jepte një ofertë.'

Alibeaj del kundër atyre që shkuan tek Berisha përfshirë edhe Çollakun dhe Eralda Tase Bano.

'Po qe për lider kam  qenë unë në PD, nga 2022 atëherë kur Basha u dorëhoq deri vjet kam qenë lider. Nuk vuaj fare, jam i vetmi që kam bërë dorëheqje dhe kam mbajtur përgjegjësi për aktet e veta politike. U largova tani nga grupi parlamentar i Berishës, i bindur se kjo nuk është rrugë e sigurt për deputet vitin e ardhshëm siç kanë shkuar të tjerë për të pasur një karrige. I thashë këto fakte që nuk vuaj asnjë lloj dëshire, lidership jam për sakrificë.'

Deputeti shtoi më tej se Basha nuk po ecën përpara me projektin politik dhe po qëndron në vend numëro për të cilën ai nuk është dakord.

'Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa. Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës.'

Alibeaj është kundër këtij pasiviteti të Bashës.

'Mesa duket zgjidhja është rekurs por vetëm kaq, se nuk të çon asgjë. Nëse ato gjykata janë të kapura nga Rama dhe Berisha dpo të vijojnë të jenë të kapura. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend  numëro. Jam për përpara. Nuk jam për tu zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes. Kjo zgjedhja ime mund të jap fund karrierës sime. Por jo për këtë arsye do duhet të zvarritem. Në politikë njeriu do duhet të vdes në këmbë jo të lëpihet për një karrige poshtë ballkonit.'

Sa i takon fjalëve se mund të ketë një bashkëpunim Basha-Berisha për të rikthyer në krye këtë të fundit, deputeti nuk do të komentojë por është shprehur me aktin e tij duke u larguar nga grupi parlamentar i Berishës.

'Nuk bëj politikë duke iu referuar intrigave të vogla. E bëj analizën në akte politike,. Në 9 shtator në grupi parlamentar kishte vend vetëm për ata që nuk ishin non grata. Ata non grata ishin jashtë. Në 11 qershor 2023 Berisha erdhi brenda partisë me një vendim gjykatë. Aty ka vetëm për një non grata dhe të pastrit të dalin jashtë, ose non grata të mos jetë asnjë. Prandaj mora vendim për të mos qenë në atë grup parlamentar, me të gjithë ngarkesën e së shkuarës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk duhet të jetë një opozitë që tërhiqet prej hundësh nga mazhoranca. PD e Berishës është në hall dhe të zgjidh hallin e Berishës dhe ja drejton rrugën Edi Rama.'

Sakaq, Alibeaj rithekson se mbetet një politikan që i qëndron betejave edhe nëse i kushtojnë jetën e tij politike.

'Në këto 3 vite ka pasur nevojë që ne bëmë betejë, ishte betejë me berishizmin ku bashkë me të do ishte Edi Rama. Bashkë me këta dy ishin dhe paret e mediave dhe krimi. Historia politike të vendos në këto sfida,. Do qëndrosh në ballë apo bishtin ndër shalë. Jam nga ata që qëndroj përballë dhe nuk dorëzohem. Këto histori kanë muhabet apo jo janë për një emision rozë.'

Alibeaj, sa i takon miqësisë me Bashën shprehet se në politikë për të mbetet e shkuar.

'Unë miqtë nuk i lëshoj. Në jetën time profesionale, miqtë nuk i lë. Ama në politikë kush nuk ka hapin tim ngelet një e shkuar. Qartësia është gjuha që një politikan duhet të flas. Kjo është kultura, qartësia shpërblen. Pozicioni im është për një formacion politik, sepse ka një shumicë shqiptarësh ku iu ka ardhur këtu Sali Berisha dhe Edi Rama.'

Ndërsa jep arsyen se pse nuk do të jetë në protestën e 11 korrikut.

'Nuk do jem sepse një hajdut nuk ngatërrohet me një hajdut tjetër. Oferta e vetme për shqiptarët është të ikë Rama për Berishën. Megjithatë është një protestë ku kërkohet lirimi i Berishës. Një protestë që i drejtohet SPAK nuk do më ketë mua brenda. Politikanët nën akuzë duhet të mbyllin gojën dhe të japin shembullin për shqiptarët që drejtësia nuk sulmohet.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Miqësia me Bashën? Alibeaj: Në politikë ngelet një e shkuar! Jam për model të ri përfaqësimi politik

Deputeti Enkelejd Alibeaj, sa i takon miqësisë me Bashën shprehet në 'Frontline Interview' se në politikë për të mbetet e shkuar.

'Unë miqtë nuk i lëshoj. Në jetën time profesionale, miqtë nuk i lë. Ama në politikë kush nuk ka hapin tim ngelet një e shkuar. Qartësia është gjuha që një politikan duhet të flas. Kjo është kultura, qartësia shpërblen. Pozicioni im është për një formacion politik, sepse ka një shumicë shqiptarësh ku iu ka ardhur këtu Sali Berisha dhe Edi Rama. Jo parti për parti. Kemi 135 parti. Duhet model i ri i përfaqësimit. Edhe mënyra e organizimi partiak. Partia e njishit. Parti që e kalëron dhe nuk zbret kurrë.'

Ora 19:22
'Jam kundër pasivitetit dhe letargjisë së Bashës', Alibeaj: Nëse do të rri në vend numëro, udhë e mbarë! Unë nuk zvarritem

Deputeti Enkelejd Alibeaj tha në 'Frontline Interview' se Basha nuk po ecën përpara me projektin politik dhe po qëndron në vend numëro për të cilën ai nuk është dakord.

'Nuk heq dorë nga politika. Përpjekje ime është që gjithë ata njerëz 3 vite bëjnë betejë. Ka pasur dhe njerëz që nuk bënë betejë por nuk janë me politikën e vjetër. Është detyrim i imi që të bëjmë ç’është e mundur për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Bëj rrugëtimin tim. Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa.

Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës.'

Alibeaj është kundër këtij pasiviteti të Bashës.

'Mesa duket zgjidhja është rekurs por vetëm kaq, se nuk të çon asgjë. Nëse ato gjykata janë të kapura nga Rama dhe Berisha do vijojnë të jenë të kapura. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend  numëro. Jam për përpara. Nuk jam për tu zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes.

Kjo zgjedhja ime mund të jap fund karrierës sime. Por jo për këtë arsye do duhet të zvarritem. Në politikë njeriu do duhet të vdes në këmbë jo të lëpihet për një karrige poshtë ballkonit. Shumica e dërrmuese këtyre kolegëve që betoheshin se nuk do jenë me non-grata, ku janë sot. Ku është morali në politikë. Më vjen keq për ata që shkojnë poshtë ballkonit, presin se ku do ti vendos lideri në listë. Shembulli më i keq i shoqërisë civile.'

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë