'Jam në qytetin e një prej atletëve më të mirë në botë', Andy Murray mesazh Federer për Granit Xhakën

'Jam në qytetin e një prej atletëve më të mirë në botë', Andy Murray mesazh Federer për Granit Xhakën

Federer - Murray - Xhaka

Tenisti Andy Murray së fundmi mbërriti në Basel të Zvicrës për turneun e Basel ATP 500. Britaniku nuk mungoi të kontaktojë Roger Federer, duke qenë në shtetin e tij dhe të Granit Xhakës.

Numri 49 në renditjen botërore të tenisit ka "ngacmuar" me ironi Federer, duke i dërguar një mesazh edhe për Granit Xhakën. Me batutë Murray i thotë se është në qytetin e një prej atletëve më të mirë në botë. "I dërgova mesazh Roger kur zbrita në Basel dhe i thashë se jam në shtëpinë e një prej atletëve më të mirë në botë; Granit Xhakës", tha Murray për median Aargauer Zeitung.

Murray nuk merr pjesë në turneun e Basel qysh prej 2005, teksa rikthehet në Zvicër pas 17 vitesh. Turneu i tenisit ATP 500 nuk zhvillohet prej 2019 për shkak të pandemisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare