“Jam përdhunuar nga ministri Salvini”, pornostarja italiane trondit rrjetin

“Jam përdhunuar nga ministri Salvini”, pornostarja italiane trondit rrjetin

Ministri i Brendshë Matteo Salvini dhe pornostarja Valentina Nappi

“Jam përdhunuar nga Salvini”, kështu e fillon shkrimin e saj pornostarja italiane. Valentina Nappi ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan se është ‘përdhunuar’ nga ministri i Brendshëm Matteo Salvini, por në mënyrë simbolike.

Nappi i referohet një ‘përdhunimi kulturor’. Ajo denoncon “gjuhën e ashpër dhe tonin e dhunshëm” që sipas saj po i bën njerëzit të përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe e ka shpjeguar këtë gjë më tej në shkrimin e saj.  

Jam përdhunuar nga Salvini. Jam përdhunuar nga Salvini sepse përtej aspekteve të përbashkëta (të cilat nuk ekzistojnë) të zgjedhjeve të tij konkrete, dhe më tej nga fakti se shumë përgjegjësitë nuk janë vetëm të tij, Salvini ka rehabilituar keq identifikimin e kulturës nacionaliste, atë të përfaqësuar nga treshja Zoti-Atdheu-Familja.

Babagjyshi, Festa e Shtrigës, asgjë për Ramazanin, por sigurisht që ka panettone, ëmbëlsira tradicionale e Krshtlindjes. Gay-t i pranojmë, por sigurisht duam vetëm familjen tradicionale,”- shkruan ndër rreshta Valentina, e cila i referohet si kulturë fashiste.

Ky është një përdhunim kulturor me përmasa të mëdha. Çështja e emigracionit, përtej çështjeve komplekse praktike për të cilat unë nuk kam ndërmend të ndalem (mendimi im është se një menaxhimi racional i rrjedhave të migrimit - dhe mbi të gjitha kjo do të jetë - e nevojshme), kjo është një çështje kulturore. Unë nuk dua të jetoj në një vend me një kulturë unike zyrtare, katolike të krahut të djathtë, popullore kombëtare.

Unë dua të jetoj në një vend ateist, multietnik, me një identitet kulturor që zhytet në rrënjët e Iluminizmit dhe në marksizëm më të shkolluar. Një gjuhë e papërpunuar, mënyra e shpejtë e të folurit, tonet e ashpra po në bëjnë që të ushtrojmë dhunë ndaj tjetrit. Kjo gjë na çon shumë vite më pas, në kohën e paranjerëzimit,”- përfundon Nappi në statusin e saj që ka shkaktuar shumë polemika.

Statusi i Valentina Nappit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja