S’keni ça na boni! I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi publikon video me Noizyn

Reperi Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur me emrin e artit Stresi edhe pse është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, vijon të postoj mesazhe në rrjetin e social, Instagram.

Së fundmi artisti ka postuar në Instastory një video ku shfaqet së bashku me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë:

“Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni”, thuhet në një pjesë të këngës.

Ndërsa në diçiturë shkruan në anglisht “Dueti më i mirë! Plasni”.

Më herët Stresi me anë të videove i është drejtuar ministres së Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiut, duke u shprehur se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi