'Jam truprojë i Tsipras', policia greke zbulon të vërtetën për shqiptarin, i gjenden armë, makina luksoze dhe pranga (FOTO)

 'Jam truprojë i Tsipras', policia greke zbulon të vërtetën për shqiptarin, i gjenden armë, makina luksoze dhe pranga (FOTO)

Foto ilustruese

GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pasi pretendonte se ishte polic dhe pjesë e stafit të sigurisë së kryeministrit, Aleksis Tsipras. I riu shqiptar u arrestua nga rojet e sigurisë nga Ampelokipi, ku ai ndodhej pasi sipas tij ai po vëzhgonte rrugën ku do të kalonte kryeministri.

Ai shtirej se ishte polic, madje kishte ndërhyrë edhe në debatin mes një polici rrugor dhe një qytetari, duke e paralajmëruar se do të detyrohej ta arrestonte nëse nuk qetësohej. Sjellja e tij ngjalli dyshime te polici rrugor, i cili kërkoi menjëherë verifikim për personin në fjalë dhe i çoi një identikit drejtorisë së policisë. Kur të dhënat për shqiptarin nuk përputheshin me asnjë tjetër në sistem, forcat e policisë shkuan në kryqëzimin ku po qëndronte 28-vjeçari.

Me të parë policinë të afrohej, shqiptari u largua ndërkohë që gjatë ndjekjes, i ra çanta personale me sendet personale duke bërë që identiteti i tij të zbulohej.

Gjatë arrestimit shqiptarit iu gjet një dokument policie, të cilin e mbante me vete, dhe një armë false. Pas verifikimeve të autoriteteve rezultoi që dokumenti ishte i falsifikuar dhe se në fakt i përkiste një efektivi të policisë greke, i cili e kishte deklaruar të humbur në vitin 2016.

Sendet që iu sekuestruan shqiptarit në Greqi nga banesa e tij

Ndërsa pas kërkimeve në shtëpinë e tij u gjet një uniformë policore, çelësa prangash, një stilolaps policie, një çantë me simbolin e Policisë helene, pesë telefona celularë, çanta të përdorura nga policët për të mbajtur armët e tyre, si dhe çelësat e dy makinave luksoze, Mercedes SLK dhe Jeep Cherokee.

Pasi u arrestua dhe u mor në pyetje, 28-vjeçari shqiptar pohoi se ëndrra e tij ishte të bëhej polic, por nuk ia kishte dalë dhe kështu që ishte bërë polic vetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'