Këngëtari britanik James Arthur ka vendosur ti vijë në ndihmë personave me probleme mendore.

Ai ka mbështetur projektin e bamirësisë “Red Nose Day” së bashku me emra të tjerë të ekranit si moderatorja Davina McCall.

james arthur

Ky është një nga projektet e shfaqjes së famshme Comic Relief të themeluar që prej vitit 1985, e cila ka në qendër evente humanitare.

James ka treguar për momentet e depresionit dhe të ankthit që ai vetë ka kaluar më parë, duke thënë se tani që i shpëtoi vetëvrasjes dëshiron të ndihmojë të tjerët.

james arthur

Në këtë projekt kanë marë pjesë shumë të rinj të tjerë të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Më pas ata kanë bërë të ditur dhe adresën e tyre në rrjetet sociale online për të gjithë ata që e duan ti bashkohen kësaj nisme.

james arthur

James Arthur është fituesi i spektaklit të famshëm muzikor “X-Factor” dhe ka vokal mjaft të fuqishëm muzikor.

(b.t/shqiptarja.com)