Talenti i ekipit të Realit të Madridit, James pas transferimit te 10 herë kampionët e Europës ka edhe dy dëshira të tjera, njëra që lidhet sërish me legjendën spanjolle, ndërsa tjera me vendin e tij, Kolumbinë.
James dëshiron që Realit t’i bashkohet edhe sulmuesi Falcao, i cili po punon për rikthimin nga dëmtimi, por kalimi duket i vështirë, pasi Monaco vështirë se do të lejonte që dy nga lojtarët më të mirë të shkëputeshin për t’ju bashkuar Los Blancos.
“Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë sepse dua të fitoj tituj me këtë klub të madh. Jam i bindur se edhe Falcao mund të luajë te Reali, pasi mund të përshtatet mjaft mirë me kualitetet që ka dhe për karakterin, por nuk jam unë që vendos, ky vendim u takon drejtuesve dhe Presidentit të klubit”tha ai.
Ndërsa dëshira tjetër e James është që trajneri i Kolumbisë, Pekerman të mos largohet nga kombëtarja. “Ai ka ndryshuar gjithçka në të mirë të kombëtares, do të bëjmë gjithçka që ai të qëndrojë. Do të ishte e trishtueshme nëse ai largohet” deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com