Janar, të ardhurat buxhetore u rritën
 me 25%, mblidhen + 6.5 mln lekë
PDF/Treguesit fiskal të buxhetit 2016

Janar, të ardhurat buxhetore u rritën<br /> me 25%, mblidhen + 6.5 mln lekë<br />PDF/Treguesit fiskal të buxhetit 2016
TIRANE - Në janar totali i të ardhurave buxhetore arriti në 32 miliardë lekë, rreth 25 % më ta larta se muaji i parë i vitit 2015. Sipas të dhënave të sapo publikuara nga Ministria e Financave, rezulton se në total janë grumbulluar 6.5 miliardë lekë më shumë se janari i vitit 2015.

Të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën me afërsisht 35% krahasuar me një vit më parë, ose 21 miliardë lekë. Nga krahasimi me treguesit e vitit të shkuar vërehet se kanë shënuar rritje pjesa më e madhe e taksave, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale. 

Të ardhurat nga tatim fitimi arritën 1.5 miliardë lekë, thuajse sa trefishi vitit të shkuar. Të ardhurat nga akciza janë rritur me 57% krahasuar me janarin e vitit 2015. Të ardhurat personale rezultojnë gjithashtu me rritje prej 66% duke arritur në total 3.2 miliardë lekë

Rritje disi më të ulët ka regjistruar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Gjithsesi, edhe ky tregues rezulton me rritje prej më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që totali i arkëtimeve të saj arrin 10.1 miliardë lekë.

tabelat e shpenzimeve

tabelat e shpenzimeve

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence

Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence