"Janë shtuar thirrjet që Shkëlzen
Berisha të dalë përpara drejtësisë"

Berisha të dalë përpara drejtësisë"">
E përditshmja zvicerane “Basler Zeitung” në shkrimin me titull  “Djemve të këqinj të Ballkanit” shkruan se për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha janë shtuar thirrjet që ai të dalë përpara drejtësisë.

Në këtë artikull pasqyrohet fakti se si për 10 dekada, fati i Ballkanit është dominuar nga politikanë si Rugova, Tuxhman, Izerbegoviç, Millosheviç, duke cituar këtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
 
“Basler Zeitung” shpjegon gjithashtu se tashmë janë fëmijët e tyre që janë në qendër të skandaleve dhe të aferave, duke u vënë nën fokusin e mediave.
 
Artikulli thotë se në Shqipëri, djali i Sali Berishës, është përfshirë në një nga skandalet e korrupsionit duke fituar në kontrata publike dhe se në mediat shqiptare përflitet që Shkelzeni është akuzuar mbi të gjitha për shpërthimin e tmerrshëm të një fabrike municionesh, ku humbën jetën 26 persona në pranverë të vitit 2008-të dhe ku 300 persona të tjerë mbetën të plagosur.
 
Një fabrikë në të cilën punonin fshatarët shqiptarë dhe ajo përdorej si biznes vdekjeprurës, nga disa politikanë të lartë dhe biznesmenë, duke përfshirë këtu edhe Shkëlzen Berishën.

Sipas kësaj gazete, deri më tani personat e përfshirë në këtë çështje kanë arritur t`i shpëtojnë drejtësisë dhe nuk do të ishte një surprizë e madhe nëse drejtësia shqiptare të ketë kursyer edhe Berisha i vogël. Pas së gjithash, babai i tij, nuk do të jetë më një dorë mbrojtëse ndaj tij, pas humbjes së pushtetit verën e kaluar
 
Artikulli merr si shembull edhe djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, për të cilin thuhet se ai do të qëndrojë disa kohë pas hekurave pasi ka qenë në krye të një rrjeti kriminal, që merrej me shitjen e vizave “Shengen”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja