‘Janë të përsosur për lojën e tyre’, ish-konsulenti i markatos te Barcelona flet për kalimin e Lautaro-s dhe Pjanic te katalanasit

‘Janë të përsosur për lojën e tyre’, ish-konsulenti i markatos te Barcelona flet për kalimin e Lautaro-s dhe Pjanic te katalanasit

Ariedo Braida, ish-konsulent i merkatos te Barcelona dhe ish-menaxher te Milani, për ‘Mundo Deportivo’, ka folur në lidhje me dy emrat që lidhen me një transferim te Barcelona, Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic.

Për Braida-n kalimi i këtyre dy lojtarëve te Barcelona do ishte goditja ideale për katalanasit.

Konkretisht ai u shpreh: “Të dy ata janë lojtarë të përsosur për Barcelonën. Lautaro është i ri dhe mund të rritet shumë. Ai është profili i duhur për lojën e tyre, ka cilësi, talent dhe e njeh mjaft mirë portën. Përsa i përket Pjanic ai është një mesfushor i zhanrit Iniesta apo Xavi, ndoshta jo i nivelit të tyre, por me një prekje të shkëlqyeshme të topit dhe inteligjencë të madhe teknike.”

Pjanic mund të shkojë në Barcelonë si një shkëmbim me mesfushorin katalanas Arthur, ndërkohë që raportimet e fundit thonë se ‘zonja e vjetër’ po mban nën vëzhgim edhe Ansu fatin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë