Janet Jackson ka fituar Çmimi "Ikonë" në Billboard. Motra e Michael Jackson mbajti një fjalim për lëvizjen #MeToo, pasi doli në skenën e Billboard Music Award mbrëmjen e së dielës, për të marrë çmimin.
Unë besoj se, për të gjitha sfidat tona, jetojmë në një moment të lavdishëm në histori. Më në fund, gratë e kanë bërë të qartë se nuk do të kontrollohen, manipulohen apo abuzohen. Unë mbështes femrat dhe meshkujt që janë të zemëruar nga diskriminimi.
Janet Jackson
Këngëtarja, albumi i vitit 1986 ‘Control’, i së cilës trajton tema të feminizmit, ka kënduar edhe më parë për abuzimin në famije si “What About” dhe “Lessons Learned”.

Këngëtarja performoi një përzierje të tre këngëve të saj Nasty, If dhe Throb. Kjo ishte performanca e saj e parë televizive në SHBA pas 9 vitesh.
( Këngëtarja Janet Jackson, duke performuar në skenën e Billboard Music Award )
Komente
