Janinë, morën peng bariun e kopenë
qëllojnë në ajër të trembin policinë

Janinë, morën peng bariun e kopenë<br />qëllojnë në ajër të trembin policinë
JANINE- Katër shtetas shqiptarë kanë marrë peng një bari me gjysmën e kopesë së tij, dhe kanë ecur deri në kufirimin e gjelbërt të “Tre Urave”. Personat e armatosur u pikasën mbi fshatin Biovizhdë në Janinë, por ata kanë qëlluar në ajër dhe më pas janë larguar.
 
Policia është vënë në ndjekje të tyre, dhe po vijon punën për realizimin e operacionit të përbashkët të policisë kufitare “Tre Urat” Çarshovë me policinë e Janinës për kapjen e 4 shqiptarëve.
 
Katër personat e armatosur me armë të tipit pistoletë dhe kallashnikov i kanë grabitur me anë të kërcënimit rreth 170 krerë bagëti shtetasit Stavro Gramozi, 55 vjeç, nga fshati Qefallos Kallpaq në Janinë.
 
Policia ka marrë bagëtitë dhe ia ka dorëzuar shtetasit grek, ndërsa vijon puna për kapjen e 4 grabitësve të armatosur.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator