JANINE- Shkëmbim me armë zjarri mes disa personave të dyshuar si trafikantë dhe policisë greke në kufirin shqiptaro-grek. Sipas policisë kufitare, ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm ku dy persona, kanë qëlluar me armë zajrri automatik drejt policisë greke dhe asaj të Janinës, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar.
Policia ka sekuestruar një arsenal armësh, granata dhe disa fishekë të cilat u përkisnin trafikantëve që qëlluan me breshëri automatiku.
Ngjarja zuri fill gjatë një operacioni në Kakavijë në zonën e gjelbër, pasi policia pikasi dy persona të dyshimtë. Policia u ka bërë thirrje të ndalonin me qëllim kontrollin e tyre, por të dyshuarit janë larguar me vrap, duke hapur zjarr në drejtim të policsië. Ata u larguan në një zonë pyjore dhe dyshohet se kanë hyrë sërisht në Shqipëri. Policia po vijon hetimet në bashkëpunim me forcat e policisë shqiptare për kapjen e autorëve, si dhe për zbulimin e ndonjë rrjeti të mundshëm trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.
(sg/shqiptarja. com)
/Shqiptarja.com