GREQI - Një sherr masiv ndodhi në paraburgimin në Janinë, ku u përfshinë disa shqiptarë dhe një polc grek i arrestuar vetëm disa ditë më parë për trafik droge nga Shqipëria.
 
Sipas mediave greke, shqiptarët nisën të qëllojnë me grushte policin grek në shkallët e paraburgimit. U desh ndërhyrja e punonjësve të paraburgimit që sherri mes tyre të merrte fund.
 
Goditjet në seri që shqiptarët i dhanë policit grek bënë që efektivi i vënë në pranga për përfshirjen në trafikimin e kanabisit nga Shqipëria në Greqi, të përfundojë në spital për të marrë mjekim.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në burgjet greke bëhen protagonistë të sherreve mes të burgosurve të tjerë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)