Këngëtarja dhe aktorja sensuale Jennifer Lopez ka vendosur ti japë fund lidhjes së saj me balerinin Casper Smart.

Mesa duket zërat që qarkullonin në media kohët e fundit për lidhjen e Lopez tashmë janë vërtetuar. “Ajo e dinte që në fillim  se kjo histori nuk do të zgjaste përgjithmonë.

Ai ishte një argëtim i mirë pas Marc Anthonyt, dhe Jennifer  u ndje e re dhe drithëruese derisa dilte me të, por  nuk synonte ta zgjatë shumë.

jennifer lopez

Madje ajo e ka larguar atë pa e lënë të marrë as sendet e tij,” është shprehur një burim pranë aktores.  

Sipas mediave të huaja Lopez e ka fajësuar Smart për diçka të cilën ajo nuk mundi ta arrinte.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)