MOSKË-Ish-presidenti Viktor Janukoviç ka ndryshuar plotësisht pikëpamje në lidhje me ngjarjet e Ukrainës. President i rrëzuar Janukoviç ka deklaruar sot se aneksimi i Krimesë nga Rusia është “një tragjedi", që nëse ai do të ishte në krye të shtetit, nuk do ta kishte lejuar.

Mediat e Moskës ka bërë të ditur se Janukoviç ka bërë përgjegjës të ndarjes së Krimesë nga Ukraina qeverinë e përkohshme e formuar pas rrëzimit të tij.

Në një intervistë në mediat e Moskës ditën e sotme, ai i quajti ngjarjet në Krime një “tragjedi e dhimbshme me të cilën sot është shumë e vështirë për të rënë dakort”.
 
Referendum i 16 marsit, ku banorët e Krimesë vendosën të shkëputen nga Ukraina për t’u bashkuar me Rusinë, "ishte një mënyrë për të paraqitur protesën e tyre kundër autoriteteve të reja të Kievit”, ka thënë janukoviç, i cili vijon qendrimin në Moskë që prej rrëzimit të tij nga pushteti.

“Unë personalisht nuk mund ta pranojë këtë”, tha president i rrëzuar, duke shtuar "shpresoj që Krimea të rikthehet me Ukrainën". 

Krimea mbajti një referendum më 16 mars ku 96.7% e qytetarëve votuan në favor të bashkimit me Rusië. Bashkimi u zyrtarizua më vetëm 2 ditë më vonë me firmosjen e marrëveshjes nga presidenti rus Vladimir Putin.

Aneksimi i Krimesë nuk u prit mirë nga perëndimi, me SHBA e BE të cilat e quajtën si shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe vendosën sanksione të shumta ndaj Rusisë dhe zyrtaërve të saj.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)