Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos u takua para pak ditësh (25 gusht) me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras. Takimi erdhi pas incidentit të ndodhur me Kishën në Dhërmi, ku autoritetet shqiptare shembën shtesën e bërë në këtë kishë në vitin 1992.
 
Sot,  zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, ka postuar videon e plotë të këtij takimi.
 
Gjatë bisedës, Cipras vlerëson kontributin e Janullatosit dhe i premton se do të krye vizitë në Shqipëri.
 
Janullatos nga ana tjetër shpjegon se takimi mes tij dhe Ciprasit ishte parashikuar para se të ndodhet ky problem.
 
Në fund duke i kujtuar kryeministrit grek se vizita edhe pse ishte premtuar nga vetë Cipras u anulua. Ndërsa takimin e mbyll me shprehej se “grekët janë të çmendur”, por “asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin”.