BERAT- Anastasi Janullatos, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i gjendur në qytetin e Beratit ka deklaruar se shoqëria jonë pas iluzioneve që kishte krijuar në komunizëm po shkon drejt një tjetër iluzioni, që nuk ka brenda besim dhe fe.

Duke vlerësuar kontributin e fesë Ortodokse për rikthimin e besimit fetar në vend, Janullatos ka pohuar se ka fe që nuk janë të kënaqura me përparimin e fesë ortodokse, ndërkohë që u ndal në çështjen e besimit në Shqipëri.

“Shoqëria jonë pas iluzioneve të mëdha që kishte krijuar rreth të mirave materiale të shoqërisë ateiste komuniste po shkon drejt një iluzioni tjetër të kapitalizmit që nuk ka besim dhe fe brenda dhe kryesisht gjendet pa vlera”, tha kryepeshkopi.

Janullatos morri pjesë gjatë ditës së sotme gjatë një ceremonie të inaugurimit të Katedrales së Shën Dhimitrit në qytetin e Beratit ku janë kryer ritet fetare, ndërkohë që foli përpara besimtarëve.

(Gre.M/Shqiptarja.com)