Januzaj ndërrohet në tualet, a
është ky fundi i karriërës së tij?

Januzaj ndërrohet në tualet, a<br />është ky fundi i karriërës së tij?
Mediat angleze shkruajnë se Adnan Januzaj është zemëruar pasi Jose Mourinho e ka lënë në stol. Kombëtarja belge është informuar se ai nuk figuron në planet e Mourinhos për sezonin e ri.
 
Mourinho e ka dërguar Januzajn të stërvitet me ekipin e të rinjve duke sjellë një refuzim të menjëhershëm të futbollistit që nuk ka pranuar as të ndërrohet me futbollistët e Manchester United.
 
Sipas “The Mirror”, në një nga seancat e fundit stërvitore, Januzaj është ndërruar në tualetet përkrah dhomave të zhveshjeve të ekipit U-21 , ndërsa në një rast tjetër, ka mbërritur në stërvitje plotësisht i veshur për të zbritur në fushë.
 
I vlerësuar me rreth 20 milionë paund nga Manchester United, Januzaj do të lejohet të largohet përgjithmonë nëse ka një ofertë që skuadra do ta cilësojë të drejtë, në të kundërt do të huazohet. Është e dukshme se për 21-vjeçarin problematik nuk ka më të ardhme në këtë skuadër.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk