Japonezi dënohet me burg
për shkak të lojës “Pokemon Go”

Japonezi dënohet me burg<br />për shkak të lojës “Pokemon Go”
TOKIO – Një 39-vjeçar në Japoni është dënuar me 14 muaj burg, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje me makinë një grua të moshuar, teksa  po drejtonte automjetin ndërkohë që luante lojën “Pokemon Go”.

Aksidenti ka ndodhur më 23 gusht, kur japonezi Keiji Goo përplasi një 72-vjeçare dhe plagosi rëndë një tjetër kalimtar, në qytetin Tokushima.
Në dhënien e dënimit, gjyqtari theksoi neglizhencën e rëndë të shoferit, që për shkak të shpërqëndrimit  nga loja nuk arriti të shmangte fatkeqësinë.

Që prej 22 korrikut, ku u lançua nga Nintendo loja “Pokemon Go”, që nëpërmjet smartfonit përdor teknologjinë GPS për kapjen e pokemonëve, në Japoni janë regjistruar edhe dy incidente të tjera me pasojë vdekjen.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin