JAPONI- Pothuajse 250 mijë japonezë, u mblodhën ditën e hënë datë 23 dhjetor, në Tokio, për të uruar ditëlindjen e 80-të, të perandorit Akihito.
 
Sipas “Imperial Household Agency”, në ballkonin e Pallatit Mbretëror, kanë dalë pjesëtarët e familjes japoneze, mes së cilës edhe vetë perandori, gruaja e tij Michiko, princi trashëgimtar Naruhito, princesha Masako, princi Fumihito Akishino me princeshën Kiko Akishino dhe vajzën e tyre, princeshën Mako. Ata përshëndetën nga larg të gjithë pjesëmarrësit.
 
Perandori, gjatë fjalimit të tij shprehu keqardhjen dhe bëri edhe njëherë ngushëllimet e tij për zonat e prekuara nga Tajfuni Ëipha, që goditi zonën e Oshima-s në muajin tetor në Japoni, nga i cili humbën jetën 17 persona dhe u bllokuan mijëra të tjerë.
 
Perandori Akihito, u shpreh se do të vazhdojë të kujtojë dhe të lutet për viktimat dhe uroi popullin japonez për mbarësi dhe lumturi, për vitin 2014-të.
 
Gjatë ditës së sotme, Perandori pritet të takohet me ministri japonez Shinzo Abe, disa funksionarë të dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme, për të shkëmbyer urimet për festat e fundvitit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)