Japoni, fshihen mbi 81 mijë krime
për të përmirësuar imazhin e qytetit

Japoni, fshihen mbi 81 mijë krime<br />për të përmirësuar imazhin e qytetit
JAPONI - Për disa vite rresht, policia e Osakas ka fshehur me mijëra krime me shpresën që të përmirësojë imazhin e qytetit, i konsideruar si njëri prej më të rrezikshmëve në Japoni.

Policia e këtij qyteti prej 2,7 milionë banorësh pranoi se nuk ka sinjalizuar më shumë se 81 mijë krime nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Papritur, duke analizuar statistikat zyrtare, Tokio doli si qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend.

“Shumica e krimeve që janë fshehur ishin vjedhje automjetesh, agresione madje edhe vrasje”, sipas të përditshmes “Asahi Shimbun”.

Drejtoria e policisë mohoi të ketë dhënë instruksione për të fshehur gjithë këto krime, dhe deklaroi se rreth 100 oficerëve të policisë iu tërhoq vëmendja.

Disa zyrtarë të ulët të policisë pohuan për mediat se ishin nën presion shumë të lartë nga një politikan lokal për të përmirësuar imazhin e qytetit./ATSH/


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO