GOTEMBA (Japoni), 18 gusht /ATSH-AFP/ - Forcat japoneze të vetëmbrojtjes nisën sot manovrat ushtarake të përvitshme në malin Fuxhi, ndërkohë që pushtetet e ushtrisë japoneze po zgjerohen.
Rreth 2 300 ushtarë, 80 tanke dhe automjete ushtarake si dhe 60 pjesë artilerie dhe 20 helikopterë marrin pjesë në këto manovra që zhvillohen pranë vullkanit më të njohur të Japonisë, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Tokios.
Këto manovra të përvitshme, që shfaqen për publikun si një spektakëli madh, kanë për objektiv të nxjerrin në pah vlerat e ushtrisë japoneze.
Manovrat po zhvillohen ndërkohë që në Parlament po debatohen ligjet e propozura nga qeveria konservatore e Shinzo Abes që parashikojnë t'i japin ushtrisë japoneze mundësinë për të mbështetur jashtë vendit një aleat në vështirësi, në kuadër të një skeme të quajtur "mbrojtja kolektive"./
/ec/