Presidenti amerikan, Barack Obama ka fituar një adhurues të ri në Japoni. Gjatë vizitës së tij disa ditore në ishull, vizita kjo e parë e një Presidenti amerikan, Obama vizitoi Memorialin e Paqes në Hiroshima.
Pas kësaj vizite, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri një ndalesë edhe në Stacionin Ajror të SHBA në Iwakuni, ku u përshëndet edhe me një turmë qytetarësh.
Në këtë moment, një nënë i jep Obamës fëmijën e saj që po qante. Por pasi Presidenti amerikan e merr në krah, ai pushon së qari. Siç duket edhe nga fotot foshnja e sheh Obamën i frikësuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama vizitoi këtë javë Japoninë, vizita kjo e parë e një kryetari shteti amerikan në këtë vend. Obama u ndal në vendin ku amerikanët hodhën bombat bërthamore në 6 gusht të 1945, që shënoi edhe kapitullimin e Japonisë. Në Hiroshima u vranë 80 mijë njerëz.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com