Japoni - Qyteti japonez i Hiroshimes ka kujtuar 68-vjetorin e bombardimit atomik, një tragjedi që ka hyrë në historinë botërore. Qindra njerëz me lule në duar u lutën për viktimat dhe mbajtën një minutë heshtje në parkun përkujtimor të Paqes, vendi ku me 6 gusht 1945 shpërtheu bomba atomike.
I pranishëm në ceremoni ishtë edhe kryeministri Shinzo Abe,i cili tha se Japonia është i vetmi vend që është sulmuar me armë bërthamore dhe është detyra e jonë që të kërkojmë eliminimin e këtij armatimi.
Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e mijëra personave por është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimes duke marrë në shqyrtim edhe të vdekurit nga impakti dhe rrezatimi.
Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojne 140 mijë të vdekur në Hiroshima. Sulmi nuklear nga ana e ShBA-s mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e një tjetëre në Nagasaki, me 9 gusht të po atij viti.
Japonia u dorëzua me 15 gusht 1945, iu dorëzua aleatëve duke i dhënë fund një agresioni ushtarak që kishte arritur kulmin e tij me fillimin e Luftes së Dytë Botëore. Në përvjetorin e tragjedisë së Hiroshimës, milona persnona bëjnë thirrje për t’u dhënë fund armëve bërthamore në të gjithë botën.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com