Japoni, perandori Akihito: Gati të
dorëhiqem, jam plakur nuk mundem 

Japoni, perandori Akihito: Gati të<br />dorëhiqem, jam plakur nuk mundem 
“ Jam plakur, kam frikë se nuk mund të jem në krye të Shtetit” u shpreh 82 vjeçari Akihito duke deklaruar para japonezëve atë çka pritej.

Sovrani i parë i cili nuk ndihet në kushtet për të vazhduar më tej ka deklaruar se do të tërhiqet për t’ia lënë vendin djalit të tij. Akihito e dha mesazhin e tij përmes një video të rregjistruar ku ka folur për herë të dytë publikisht gjatë 27 viteve të udhëheqjes.

"Duke pasur parasysh se forca ime fizike gradualisht po bie, jam i shqetësuar se do të më bëhet e vështirë të kryej detyrën me tërë qenien time ashtu siç kam bërë”, tha perandori japonez në fjalimin e tij drejtuar popullit.

Akihito është shprehur se ka frikë se me moshën dhe përkeqësimin e shëndetit do ta ketë të vështirë për të vazhduar në mbarëvajten e rolin të tij. 82 vjeçari ka qënë në front të Japonisë që nga viti 1989.

Kryeministri Shinzo Abe tha se qeveria do të diskutojë ndryshimet ligjore të nevojshme që kjo gjë të ndodhë.Tërheqja nga ana e një perandori nuk është përmendur në ligjet ekzistuese dhe duhet të miratohen ndryshimet e nevojshme nga parlamenti.

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës