JAPONI - Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë mund të kenë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit në një fabrikë me material kimik, në Japoninë qëndrore. 

Kjo gjë raportohet nga policia vendase, e cila nënvizon se shpërthimi ka ndodhur në një impiant të drejtuar nga `Mitsubishi Materials`.

Shpërthimi ka ndodhur ekzaktësisht në një impiant në qytetin Yokkaichi, në Prefekturën e Mie, 350 Km në perëndim të kryeqytetit japonez Tokyo. 

Në momentin e shpërthimit, skuadrat e mirëmbajtjes po punonin mbi një shkëmbim nxehtësie, të përdorur në prodhimin e produkteve kimike, kjo është ajo çka raportohet nga një zëdhënës i Agjencisë franceze të Shtypit, AFP.

(v.gj/shqiptarja.com)