Japoni, taksisti arrestohet për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi

Japoni, taksisti arrestohet për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi

Foto Ilustruese

Një shofer taksie në qytetin e Japonisë, Tokio është arrestuar për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi me makinën e tij.

Sipas raportimeve nga Policia 50-vjeçari u arrestua të dielën e kaluar (3 Dhjetor) pasi kishte shtypur me makinën e tij një pëllumb.

Sipas shtypit lokal, shoferi përplasi një grup pëllumbash në tokë. Zhurma nga shpejtësia e makinës tërhoqi vëmendjen e një kalimtari, i cili më pas lajmëroi policinë.

Ky i fundit e ka marrë shumë seriozisht ngjarjen, duke arritur deri aty sa ka marrë një veteriner për kryerjen e nekropsit të pëllumbit të vrarë nga përplasja me mjetin.

“Rrugët u përkasin njerëzve, ndaj pëllumbat nuk duhet të na pengojnë”, tha taksisti para hetuesve, sipas mediave lokale.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja