Qeveria Japoneze ka nisur një fushatë online për të luftuar piraterinë e kukullave të animuara gjithnjë e në rritje, për një nga asetet kulturore më të rëndësishme të eksportit. Pjesmarrësit e grupit në këtë projekt e kanë nisur fushatën e tyre nëpërmjet dy videove të hedhura në youtube ku u kërkojnë shikuesve dhe sidomos audiencës së tyre më besnike t’i ndihmojnë ata të mbrojnë të ardhmen e kukullave të animuara japoneze, duke denoncuar shkarkimet ilegale nga media të palicensuara.

Vlerësohet se pirateria online i kushton vendit 20 billion dollarë dëm, ndaj 15-të kompanitë më të mëdha prodhuese dhe botuese të Japonisë janë mbledhur sëbashku me qeverinë në këtë projekt 5 mujor. Drejtuesi i Rojtarëve të Manga-Anime është i shqetësuar për shtrirjen e problemit të piraterisë në nivel ndërkombëtar dhe shprehet se në shënjestër për kontroll dhe bllokim të shpërndarjes së paligjshme ka të gjitha mediat online më të klikuara në të gjithë botën.

Ata synojnë të ndërgjegjësojnë audiencën për të drejtën e autorit të veprave të ndryshme si libra komikë, filma vizatimore etj.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)