Sasia e madhe e dëborës e rënë në pjesë të ndryshme të Japonisë ka vrarë 17 dhe plagosur më shumë se 90 njerëz dhe ka lënë qindra shtëpi pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja.
Kushtet e vështira atmosferike në rajonet veriore që nga java e kaluar, kanë bllokuar qindra automjete në autostrada, duke vonuar shërbimet e shpërndarjes dhe duke shkaktuar 11 vdekje deri të shtunën. Reshjet e tjera të borës gjatë fundjavës së Krishtlindjeve e çuan numrin e të vdekurve në 17 dhe të plagosurve në 93 deri të hënën në mëngjes, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive të Japonisë. Shumë prej viktimave kanë humbur jetën teksa janë rrëzuar nga çatitë ku kishin hipur për të hequr borën nga çatitë.
Zyrat komunale në rajonet e goditura nga bora u kërkuan banorëve që të kenë kujdes gjatë aktivitetit të heqjes së borës dhe të mos punojnë vetëm. Shumë prej viktimave janë gjetur nën grumbujt e mëdha të dëborës.