/ATSH-AFP/ - Disa qindra persona, përfshirë dhe drejtues kroat morën pjesë sot në një ceremoni përkujtimore për viktimat e kampit të përqendrimit të Jasenovac-ut, i ahtuquajtur "Aushvici kroat", 70 vjet pas shkatërrimit të tij në fund të Luftës së Dytë Botërore.
"Tmerret e Jasenovac janë një paralajmërim dhe na kujtojnë se ne, më shumë se kurrë, nuk duhet të lejojmë diskriminimin dhe persekutimin në bazë të mosmarrëveshjeve kombëtare, konfesionale, ideologjike apo seksuale", deklaroi presidenti i Parlamentit kroat, Josip Leko.
Ceremonia, në të cilën morën pjesë gjithashtu të mbijetuar të kampit dhe familjet e viktimave, u zhvillua në memorialin e Jasenovac-ut, rreth 100 kilometra në juglindje të Zagrebit. Një shërbesë fetare shumëkonfesionale u zhvillua gjithashtu.
Këto ceremoni kujtojnë në fakt një përpjekje të 600 të ndaluarve për t'u arratisur nga kampi dhe prej të cilëve vetëm 90 mbijetuan.
Kryeministri kroat, Zoran Milanovic konfirmoi se Kroacia moderne, anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 2013, është distancuar, në Kushtetutën e saj, nga regjimi kroat ustashi (pro-nazist) i Luftës së Dytë Botërore.
Kampi i Jasenovac, ngritur në vitin 1941, ishte një prej rreth 80 kampeve të përqendrimit të tegjimit pro-nazist kroat./
/Shqiptarja.com