Pas përfundimit të ndeshjes me Suedinë, kapiteni i kombëtares italiane gjatë intervistës shpërtheu në lot. Italia e mbylli në barazim ndeshjen e dytë me Suedinë duke mos përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë të ‘play-of’-it.
“Më vjen keq! Më vjen shumë keq! Jo për veten, por për gjithë popullin. Është një disfatë e madhe. Nuk doja që ta mbyllja në këtë mënyrë me Italinë në ndeshjet zyrtare", tha Buffon.
Buffon foli edhe për eksperiencën gjatë gjithë këtyre viteve në kombëtaren Italiane, "Unë po lë një skuadër plot me talente, duke përfshirë Gigio Donnarumma dhe Mattia Perin ... Unë dua të iu jap një përqafim Chiello, Barza, Leo dhe Lele, me të cilët kam qenë së bashku pothuajse 10 vjet," shtoi Buffon.
dy.b/shqiptarja.com