Jashtë Champions-it/ Gattuso jep dorëheqjen: Duhet të largohesha

Jashtë Champions-it/ Gattuso jep dorëheqjen: Duhet të largohesha

Mbetja jashtë zonës së Ligës së Kampionëve edhe për një sezon, ka detyruar trajnerin e Milanit që të largohet. Siç shkruan, mediat italiane, Gattuso së bashku me drejtorin sportiv Leonardo, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm, Ivan Gazidis ku kanë paraqitur dorëheqjen. Zyrtarizmi pritet të bëhet ditën e martë.

41-vjeçari ka pasur kontratë deri më 2021, por dështimi për t'u bërë pjesë e ligës më të rëndësishme të klubeve i kushtoi shumë.

"Vendosja për ta lënë stolin e Milanit nuk është e lehtë, por është një vendim, që duhet ta marr. Nuk kishte një moment të saktë, në të cilin e pata peshuar këtë vendim. Ishte shumatorja e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipi, që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Këto muaj jetova me pasion të madh, do të jenë muaj të paharrueshëm. A po heq dorë nga një kontratë 2-vjeçare? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash", tha Gattuso.

Një nga kandidatët e mundshëm që flitet se do të zëvendësojë Gattuson është trajneri i Lazios, Simone Inzaghi. Ky i fundit po kërkohet edhe nga Juventus, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin Rossonerët përfunduan sezonin në vendin e pestë, një pikë larg Atalanta dhe Inter, që zunë një vend në Champions. Gjatë kohës si trajner i Milanit, italiani mori 40 fitore, 22 barazime dhe 20 humbje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë